Saranda Bogujevci: “Bogujevci”, homazh per viktimat e luftes ne Kosove Izaura Ndoj
Fatos, Jehona dhe Saranda Bogujevci, jane tre nga anetaret e familjes Bogujevci, te cilet i mbijetuan masakres ne Mars te vitit 1999, ne Podujeve. Qe nga ajo dite, ata kane qene ne nje rrugetim te gjate per sherim, rimekembje dhe ne kerkim te drejtesise. Sot, Fatosi, Jehona dhe Saranda, jane tre artistet e kesaj ekspozite, te cilet ne menyre origjinale rikrijojne dramen e ngjarjes qe perjetuan, sherimin dhe kerkimin e drejtesise pas tragjedise familjare. Ne nje interviste per “Koha Jone”, artistja Saranda Bogujevci rrefen historine e familjes se saj permes artit pamor, e cila tashme eshte shfaqur ne mbare Evropen. Ekspozita “Bogujevci // Histori Pamore” perbehet nga kater instalacione (“Dhoma e ndenjes”, “Trungu familjar”, “Dhoma e spitalit” dhe “Dhoma e gjykimit”), ku shfaqen filmime krejtesisht origjinale, intervista, fotografi dhe sende personale. Kjo ekspozite, pervec karakterit te saj dokumentues, mund te shihet edhe si nje pergjigje artistike kunder dhunes, ndersa ne rrafsh universal, edhe si nje eksplorim i shpirtit te njeriut qe i kundervihet krimit. Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne date 2 Mars 2012.
Fatos, Jehona dhe Saranda Bogujevci, jane tre nga anetaret e familjes Bogujevci, te cilet i mbijetuan masakres ne Mars te vitit 1999, ne Podujeve. Si vjen sot kjo ekspozite?
Ekspozita eshte perkrahur nga Ministria e Kultures ne Tirane dhe natyrisht, edhe nga Galeria Kombetare e Arteve. Faktikisht, ekspozita vjen ne Tirane pas nje turi qe ka bere ne disa galeri. Vitin e kaluar ka qene ne Galerine e Prishtines dhe jam shume mirenjohese qe na u dha mundesia dhe ne Shqiperi, te tregojme historine e familjes sone permes artit pamor. Kjo ekspozite rrefen jeten e familjes tone dhe ajo cfare ka ndodhur ne Kosove dhe ne shume familje te tjera ne ate kohe. Historia jone eshte unike dhe origjinale dhe ka qene fituese e dy cmimeve dokumentare nga Korporata Kanadeze e Transmetimeve (CBC) dhe Korporata Britanike e Transmetimeve (BBC). Historia jone gjithashtu eshte bere e njohur ne tere boten permes mediave me prestigjioze.
Kush eshte qellimi i kesaj ekspozite?
Nje prej qellimeve te ekspozites, eshte qe ne te mos e harrojme te kaluaren. Ne nje fare menyre, tregimi yne eshte nje prej tregimeve te shume familjeve qe kane perjetuar luften e fundit 1998-1999. Ndersa qellimi tjeter eshte te mos ta harrojme te kaluaren dhe te ecim perpara. Pas asaj qe ka ndodhur ne keto vjet, per ne eshte shume e rendesishme drejtesia, pasi keto 12 vjetet e fundit, kemi luftuar qe njerezit qe kane kryer krimet, te denohen, por, ne te njejten kohe, te tregohet e verteta se cfare ka ndodhur. Kjo lufte per drejtesi vazhdon ende per familjen tone.
E ka permbushur synimin e vet ekspozita qe rrefen jeten e familjeve kosovare ne kohen e luftes?
Ne fakt, ne Kosove e ka permbushur synimin e saj, por duhet te presim te shikojme se si do te shkoje ne Shqiperi. Nje sfide tjeter e kesaj ekspozite eshte edhe prezantimi ne Beograd, pasi atje ende mohohet ajo cfare ka ndodhur ne Kosove. Duhet te presim reagimin e publikut te Beogradit, kur te rrefehet e verteta e familjeve kosovare permes mediumit vizual. Ne projektet e ardhshme pritet qe kjo ekspozite te rrugetoje edhe ne Angli dhe ne vende te tjera te Evropes. Familja jone tashme ka ngritur Fondacionin “Bogujevci”, qe ka si qellim te bashkepunoje edhe me familje te tjera, qe te shprehen ngjarjet permes artit dhe kultures.
Vizualisht, ju e shfaqni rrugetimin ne kater faza, te cilet kane nje lidhshmeri me njera-tjetren.
Duke filluar me krijimin e “Dhomes se ndenjes”, qe permban te gjitha gjerat origjinale, ashtu sic ishin ne kohen e paraluftes. Perdja, kthesa me kauq, tavolina, stufa, piktura, relievi i Skenderbeut, dollapi, librat dhe orendite e tjera. Ndersa, peshe te vecante ne “Dhomen e ndenjes”, ka shfaqja e videos familjare te viteve ’80-‘90, ku shfaqen xhirime familjare ne festime te ndryshme. E mund te shihet harmonia dhe lumturia qe familja kishte ne ate kohe.
Pas ketij ambienti te lumtur familjar qe krijohet, cfare rrefehet me tej ne ekspozite?
Ekspozita me pas vazhdon ne dhomen e dyte, “Trungun familjar”. Ku shfaqen foto te gjithe familjareve, te kornizuara dhe te varura ne mur, lidhja e kornizave me vijeza duke filluar nga me te moshuarit deri te gjeneratat e reja. Kjo simbolizon trungun familjar, ndersa fotot jane te prezantuara ne kolor dhe bardh e zi. Fotot kolor simbolizojne ate qe jane ende duke jetuar, ndersa ato bardh e zi, ata qe nuk jane me. Kjo dhome permban fotot e anetareve te vrare, eksponate origjinale te shpetuara nga lufta, si xhupi i Gencit, i cili eshte i shpuar nga plumbi dhe ka njolla gjaku ose ora e dores se Fitnetes dhe mindili i Esmes. Nga dhoma “Trungu familjar”, ne te cilin prezantohen tmerri, masakra, humbja dhe mbijetesa e anetareve te tjere, ekspozita vazhdon me dhomen e trete. “Dhoma e spitalit” paraqet te mbijetuarit pas masakres. Ne dhome shfaqet foto e imja, e cila eshte bere gjate kohes kur isha ne spital. Gjithashtu, ketu jane te shfaqura tri video ne ekrane, ku une Jehona dhe Fatosi pershkruajme ate qe ne perjetuam nen perkujdesen e mjekeve serb gjate kohes se luftes.
Po “Dhoma e gjykimit”, cfare simbolizon?
Ne kete dhome shfaqen kater dokumentare, te cilet permbajne xhirimet e dy gjykimeve, luften per ekstradim dhe karrieren e artisteve te percjelle nga BBC-ja. Gjithashtu, pjese e ketij instilacioni eshte edhe prezantimi i te gjithe shkrimeve te shtypit nderkombetar. Ndersa, pjese shume e rendesishme e ekspozites, jane theniet e artisteve dhe familjareve, te cilat do te jene te ngjitura ne mur ne secilen dhome dhe qe kane te bejne me secilin instalacion.
“Sipas rregullores se re, kandidatet qe i jane nenshtruar Matures Shteterore 2006 e ne vijim, nuk japin provimet e detyruara (D1 dhe D2) kur kane marre deftese pjekurie, por vetem provimet me zgjedhje te detyruar”.