E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Apeli” ndryshon masën e specialistit të Kryeministrisë

 Nga “arrest shtëpie” që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli, ka vendosur masën e “detyrim me paraqitje” një masë më e lehtë kjo se masa e mëparshme.

Prokuroria kërkoi burg për Kasajn, duke e akuzuar se ka fshehur pamjet filmike të ngjarjes së 21 janarit të vitit të shkuar dhe i ka përvetësuar ato.

 Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Kasajt, erdhi pas publikimit të ekspertizës së FBI-së, e cila sipas Prokurorisë së Përgjithshme të vendit tonë, kishte pasur ndërhyrje në serverat e kamerave të sigurisë në Këshillin e Ministrave gjatë ditës së demonstratës së 21 janarit. /Start/

                                                                                             2012-02-10 09:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›