E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete, dy të plagosur

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, kur një automjet tip BMW është përplasur me një mjet tjetër tip Benz, të dy targa Elbasanit.

Për pasojë, është aksidentuar shtetasi A.Z, 43 vjeç, banues në  lagjen “Partizani”  Elbasan, i cili  ishte kalimtar në rrugë në momentin e përplasjes së mjeteve.

I dëmtuari se bashku me drejtuesin e mjetit tip Benz  shtetasin I.G, u dërguan në spitalin kirurgjik Elbasan, pasi kishin marrë disa dëmtime. Dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po ndjek penalisht shtetasin H.Alla, 24 vjeç, banues në fshatin Terbaç Komuna Gracen Elbasan, drejtuesi i automjetit tip BMW.

Nga ana jonë në vendin e ngjarjes u dërgua grupi hetimor i cili kreu veprimet e para  hetimore si dhe po punon  për dokumentimin e plote te ngjarjes si dhe zbardhjen e shkaqeve te sakta të aksidentit. /Start/

                                                                                             2012-02-10 09:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›