Vjedhin magazinën që ruanin, zbulohen nga pronari
28/04/2009 Nën akuzë 2 rojet
ELBASAN-Kështu ka ndodhur me dy roje private të një firme, të cilët në vend që të siguronin mallin ishin kthyer vetë në vjedhësit e tij. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në një magazinë të një firme të njohur në tregtimin e veshjeve dhe vjedhja është zbuluar nga vetë pronari i saj. Seksioni kundër krimit ndaj pronës në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit arrestoi shtetasit Albert Cehu 42 vjeç nga Elbasani dhe Arben Gjika 33 vjeç nga Rrila, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën në flagrancë duke vjedhur magazinën e firmës “B&B Grup” në pronësi të shtetasit Arben Sharra 40 vjeç me banim në lagjen “Vullnetari”. Magazinat ndodhen në lagjen “Dyli Haxhire”, ndërsa autorët ishin roje private të firmës “Hoxha”, e cila siguronte këtë magazinë. Policët hajdutë janë kapur nga pronari gjatë një kontrolli të befasishëm të kryer nga vetë ai. Autorët kanë përvetësuar sasi të ndryshme konfeksionesh e veshmbathje. Ndaj tyre është ngritur akuza e vjedhjes në bashkëpunim.