E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu gjykatës, më lironi me kusht kam sjellje të mirë

28/04/2009  Shtyhet sërish seanca e “kokainës”

TIRANË – Hapet sërish pas disa seancave pezullimi, procesi gjyqësor me të interesuar të dënuarin Sokol Koçiu. Në seancën e djeshme para gjyqtarit Arben Micko, Koçiu tha se duhej të ishte i lirë pasi i takonte një gjë e tillë. Ai tha se ka sjellje të mirë në burg dhe ka dhënë prova se nuk shkel ligjet e shtetit. Dje gjykata dëgjoi Koçiun për të shpallur vendimin seancën e ardhshme. I dënuar në prill të vitit 2003 me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e falsifikimit të dokumenteve, Sokol Koçiu kërkon nga gjykata të jetë i lirë me kusht. Disa herë ka kërkuar ulje dënimi, ndërkohë që dje u paraqit para gjyqtarit Arben Micko për të bërë një tjetër kërkesë atë të fitimit të lirisë me kusht. Është dënuar me 15 vjet burg në prill të vitit 2003. Ndërkohë që u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Kokaina” në vitin 2001.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›