E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja kapet i fundmi i vrasjes se Mirash Prekes

Besnik Vila akuzohet si bashkepunetor ne vrasje. Mirash Preka u ekzekutua ne nentor te vitit te kaluar

Pas zbardhjes se plote te ngjarjes dhe identifikimit te autoreve te ekzekutimit per motive gjakmarrje te Mirash Prekes emigrantit te vrare ne 21 nentor te vitit te kaluar ne afersi te burgut 313 ne kryeqytet policia ka mundur te bjere ne gjurme dhe te arrestoje bashkautorin tjeter te dyshuar ne ngjarje. Besnik Vila 34 vjec lindur ne Puke e banues ne Paskuqan eshte prangosur dje nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit prane policise se kryeqytetit pasi akuzohet per vrasje me paramendim e realizuar ne bashkepunim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municioneve. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga burime zyrtare te policise se Tiranes sipas te cilave Vila dyshohet se me 21 nentor te 2010-s rreth ores 0900 ne rrugen Jordan Misja ne Tirane ne bashkepunim edhe me Alfred Gjergjin 32 vjec tashme i arrestuar dyshohet te jene autore te vrasjes me arme zjarri e llojit pistolete te Mirash Prekes 44 vjec.

Vrasja e Mirash Prekes

Babai i dy femijeve Mirash Preka nga Puka eshte qelluar me dy plumba rreth ores 0900 te mengjesit te dates 21 nentor te 2010-s duke gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas hetimeve te policise ne ate kohe u mesua se 44-vjecari Preka kishte dale per te bere pazarin me gruan dhe me nje mikun e tij taksist qe i kishte shoqeruar me makine deri ne rrugen Jordan Misja prane burgut 313. Preka ka qendruar prane makines me targe TR 0672 E bashke me taksistin ndersa e shoqja eshte futur per te blere ne nje dyqan. Ne kete moment kur 44-vjecari ndodhej jashte makines duke pire cigare nje person i eshte afruar dhe pa folur asnje fjale e ka qelluar per vdekje me pistolete. Hetimi i eksperteve te kriminalistikes do te nxirrte ne pah ne baze edhe te deshmitareve ne vendngjarje se autori pas krimit eshte larguar ne kembe duke ndjekur deri ne fund te saj rrugen Jordan Misja duke kaluar shinat e trenit e me pas nje tjeter person e ka ndihmuar duke e marre me veture per tu larguar nga vendi i krimit.

Arrestimi i Alfred Gjergjit

Vetem pas dy jave negociatash me familjen e vellezerve te akuzuar per vrasjen e emigrantit Mirash Preka ne kryeqytet policia e Tropojes do te kryente arrestimin me 17 dhjetor te vitit te kaluar ne qytetin e Bajram Currit te njerit prej vellezerve te dyshuar 32-vjecarit Alfred Gjergji. Policia than e ate kohe se ne momentin e shpalljes ne kerkim prej gati nje muaji Alfred Gjergjika udhetuar drejt Tropojes. Atje ka shfrytezuar shoqerine me nje person duke qendruar i fshehur ne banesen e tij. Fillimisht policia e ka kerkuar ne fshatin e lindjes por nuk ka rene ne gjurmet e tij. Me pas hetimet jane shtrire deri ne Tropoje duke marre shkas edhe nga pergjimet e realizuara ne bashkepunim me prokurorine. Derisa ne oret e vona te dates 17 dhjetor policia ka rrethuar banesen dhe ka bere arrestimin e tij. Bashke me te eshte shoqeruar edhe nje shoku i tij. Alfred Gjergji u akuzua si autori kryesor ne vrasjen e emigrantit te kthyer nga Greqia Mirash Prekes qe u qellua per vdekje me arme zjarri ne pjesen e kokes.

Vrasja e Ylli Gjergjit ne Greqi

Deklarimet e disa personave prej te dy fiseve nga fshatrat Iballe dhe Dardhe te Pukes pas vrasjes se Mirash Prekes ne kryeqytet kane nxjerre ne pah se ky i fundit dyshohet te kete vrare me thike Ylli Gjergjin ngjarje kjo e ndodhur ne Greqi. Sipas hetimeve te atehershme te policise greke rezultoi se Mirash Preka jetonte bashke me Ylli Gjergjin ne nje banese me qira ne Lutraki te Greqise. Por nje nate pasi kishin pire ne shoqerine e disa miqve te perbashket shqiptare ne gjendje te dehur ata kishin pasur nje konflikt me fyerje te ndersjella dhe gjate sherrit Preka e ka goditur me thike Gjergjin. Ai eshte derguar i plagosur rende ne spital por fatkeqesisht nuk ka mbijetuar per shkak te hemorragjise se shkaktuar nga plaga ne pjesen e barkut. Pas ngjarjes Preka mendohet se eshte larguar dhe eshte kthyer ne Shqiperi duke iu shmangur ne kete menyre arrestimit te policise greke. Prej asaj kohe deri ne nentor te vitit te kaluar Preka ka jetuar bashke me familjen e tij gruan dhe dy femijet ne nje banese te marre me qera ne Paskuqan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›