E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj vlereson punen e oficerit grek te nderlidhjes

Ka vene theksin tek rezultatet pozitive dhe sukseset e arritura gjate bashkepunimit mes dy policive dhe dy vendeve nderkohe qe ka falenderuar Policine e Shtetit vecanerisht per bashkepunimin mjaft te mire gjate ketyre viteve. I ftuar ne ceremonine me rastin e perfundimit te detyres ne Shqiperi te oficerit nderlidhes te policise greke ne Tirane Georgios Azelis ku te ftuar ishin drejtues te larte te Policise se Shtetit ambasadori grek i akredituar ne Tirane Nicolas Pazios eshte shprehur ne fjalen e tij Te dyja vendet pervecse kane nje tradite te gjate bashkepunimi mes tyre kane pasur si objekt strategjik te tyrin perpjekjet dhe progresin drejt integrimit evropian. Ky progres dhe ky integrim nuk do te arrihej nese nuk do te ekzistonte nje bashkepunim i tille mes dy vendeve tona. Funksionimi i marredhenieve te mira mes policive shqiptare dhe greke eshte shume i rendesishem edhe per funksionimin e vete ambasades greke ketu ne Tirane.

Nga ana e tij drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj vleresoi se tepermi bashkepunimin dhe perkushtimin e treguar nga z. Azelis gjate punes se tij trevjecare me Policine e Shtetit duke e konsideruar si shume te suksesshme. Ne keta tre vjet z. Azelis ka dhene nje kontribut te rendesishem ne forcimin e marredhenieve mes dy policive shqiptare dhe greke duke realizuar shkembim te shpejte dhe ne kohe reale te informacioneve kriminale ne funksion te procedimeve penale. Dua tju falenderoj per besimin reciprok qe kemi krijuar gjate ketyre viteve se bashku per raportet dhe komunikimin shume te mire mes nesh dhe arritjet shume pozitive qe kemi pasur - u shpreh Burgaj. Nderkohe me motivacionin Per bashkepunimin e ofruar policise se shtetit dhe kontributin e cmuar per forcimin e bashkepunimit ndermjet policise shqiptare dhe policise greke oficerit nderlidhes z. Georgios Azelis iu dorezua nje certifikate lavderimi nga drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›