Masa gjykata le ne burg gardistin Agim Llupo

Avokati Gjokutaj kerkon nje mase me te bute gjykata e le ne burg per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese. Sot masa per Alfred Ahmetcenajn
Disa dite pas ndalimit eshte shoqeruar per mase arresti Agim Llupo nje nder dy gardistet e akuzuar per vrasjet pergjate demonstrates se dhunshme te 21 janarit ne kryeqytet. Sipas akuzes Llupo dhe eprori i tij Alfred Ahmetcenaj jane ndaluar si te dyshuar per ngjarjen ndersa dje eshte zhvilluar seanca e mases se arrestit vetem per shefin e Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes. Kjo seance e cila filloi ne oren 1400 me kerkese te njerit prej prokuroreve te ceshtjes u zhvillua me dyer te mbyllura me argumentin e ruajtjes se sekretit hetimor. Kerkesa u pranua si nga avokati i gardistit Llupo ashtu dhe nga kryesuesi i seances se mases gjyqtari Shkelqim Mustafa. Me tej e ka marre fjalen njeri nga dy prokuroret e pranishem i cili ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes rolin e te akuzuarit ne kete ngjarje cfare ai ka deklaruar ne interes te hetimeve si dhe provat qe cuan akuzen ne emrin e tij per nje nga vrasjet e 21 janarit. Sipas burimeve nga gjykata pas prokurorit e ka marre fjalen avokati i Llupos Genc Gjokutaj i cili kerkoi nga gjykata nje mase me te bute per klientin e tij. Av okati ka deklaruar se Llupo nuk ka qelluar per te vrare njerez diten e ngjarjes madje nuk ka qelluar mbi turmen por ne ajer. Pas kerkeses se prokurorit per caktimin e mases arrest me burg per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim dhe kerkeses se avokatit per nje mase me te bute gjyqtari i gatshem Shkelqim Mustafa caktoi masen arrest ne burg per personin nen hetim Agim Llupo. Sot pritet qe para gjykates te dale per mase i arrestuari i dyte nga Garda per ngjarjen Alfred Ahmetcenaj. Arrestimi i njerit prej ushtarakeve te Gardes se Republikes eshte bere pas daljes se ekspertizes balistike e cila percaktonte se plumbi qe vrau gjirokastritin Ziver Veizi kishte dale nga arma e perdorur nga Agim Llupo. Menjehere nga organi i akuzes iu kerkua policise zbatimi i mases se ndalimit dhe tri dite me pare eshte bere arrestimi i tij.
KLDSpahiu Alarmante situata 2000 ndryshime kombesish ne Gjirokaster e Permet
Numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ndryshimet e kombesise qe po behen ne menyre abuzive jane nje skenar per regjistrim fiktiv te popullsise. Pas alarmit te leshuar ne Gjykaten e Korces alarmi u riperserit ne nje takim ne Gjykaten e Gjirokastres. Ne kete takim nenkryetari i KLD-se Spahiu theksoi se ndryshimet masive te kombesise cenojne sovranitetin e vendit. Sipas tij ndryshimi i emrave mbiemrave kombesise dhe fese nuk eshte standard evropian dhe perben rrezik asimilimi te pjesshem te kombit tone. Ai gjithashtu ka hedhur kritika te ashpra ndaj gjyqtareve te cilet sipas tij vendosin ne favor te lenies se kombesise shqiptare por theksoi se do te inspektohet cdo lloj abuzimi me ndryshimin e kombesise. Ai gjithashtu ka deklaruar se vetem ne Gjirokaster ka pasur 1600 ndryshime kombesish ndersa ne Permet 469 te tilla dhe keto ndryshime masive cenojne Kushtetuten dhe te drejten nderkombetare.