Gjirokaster kapen tre mjeshtrat e vjedhjeve te shtepive
Bashkepunojne me djalin e shtepise per te vjedhur banesen e babait te tij. Tre persona jane vene ne prangat e policise se Gjirokastres per nje sere vjedhjesh te kryera ne vitin qe sapo lame pas nderkohe qe policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa prej sendeve te vjedhura. Lajmi eshte bere i ditur dje nga zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres Genti Mullai sipas te cilit nga ana e specialisteve dhe agjenteve te Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit per zbardhjen e te gjitha rasteve te vjedhjeve te ndodhura gjate vitit 2010 ku gjate muajit janar te ketij viti jane zhvilluar dy operacione ku jane zbardhur 14 raste te vjedhjes dhe jane ndaluar 4 shtetas dy dite me pare rreth ores 2000 eshte zhvilluar nje tjeter operacion i koduar Perimetri i gjere. Mullai tha se si rezultat i ketij operacioni eshte vene ne pranga Zhuljan Prenci 20 vjec nga Gjirokastra Ergest Shele 22 vjec nga Kelcyra Permet si dhe Lekesi Ceka 26 vjec nga Tepelena. Policia tha se ndalimi i tyre u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer nje sere vjedhjesh ku konkretisht me 16 shtator 2010 ne fshatin Dhuvjan komuna Dropulli i Poshtem Gjirokaster gjate nates kane vjedhur me thyerje banesen e shtetases K. B. ku kane vjedhur nje portofol me nje sasi te konsiderueshme lekesh si dhe sende te tjera me 18 shtator 2010 ne fshatin Bulo te rrethit Gjirokaster i kane vjedhur shtetasit D. Z. ne kasollen prane baneses nje vic me 20 shtator 2010 ne fshatin Bulo te rrethit Gjirokaster i kane vjedhur perseri shtetasit D. Z. ne kasollen prane baneses edhe nje vic tjeter me 24 nentor 2010 ne fshatin Bulo kane vjedhur perseri me thyerje gjate oreve te mbremjes banesen e shtetasit D. Z. ku i kane marre nje arme gjahu cifte dhe kasetofonin e makines. Nga hetimet e policise ka rezultuar se te tre keta shtetas gjate vjedhjes se dy vicave dhe baneses se shtetasit D. Z. kane bashkepunuar me djalin e shtetasit te demtuar D. Z. konkretisht me Perparim Zenajn i cili eshte shpallur ne kerkim Djali ka bashkepunuar me hajdutet per te vjedhur vicat dhe banesen e babait. Djali i shtetasit D. Z. banonte ne fshatin Bulo por ne shtepi me vete i ndare nga babai.