Djali i semure, nena tenton flijimin
Shijak- Semundja prej lindjes e djalit te mitur e con ne deshperim, tenton flijimin nena 26 vjecare. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se marte ne Xhafzotaj te Shijakut, kur policia vendore u njoftua nga mjeket e spitalit te Durresit, per shtrimin e pacientes me urgjence. Burime zyrtare bene me dije se pas trajtimit paraprak ne kete spital, gruaja me inicialet V. V., eshte percjelle me shpejtesi drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, ku prej dites se djeshme ndodhej jashte rrezikut per jeten. Policia sqaroi se te demtuares i kishte lindur nje femije me probleme shendetesore dhe prej nente vitesh, e vuante kete fakt.
Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor i Komisariatit te Shijakut, i ndihmuar edhe nga eksperte te Drejtorise se Durresit. Fillimisht eshte dyshuar per rrethanat, por pas deshmive te familjareve eshte sqaruar gjithcka. Prej pak kohesh, djali 9-vjecar i ciftit vuante nga nje semundje e lindur, cka kishte shkaktuar deshperim dhe depresion tek e reja. Ne nje gjendje te tille nena eshte mbyllur ne dhome, mbremjen e se martes, duke kaperdire nje grusht me qetesues. Mbetet ende mister fakti nese qetesuesit jane pire per te qetesuar gjendjen shpirterore, apo per nje flijim te mundshem te 26-vjecares.
Te afermit vune re simptomat e helmimit te saj, duke e derguar me urgjence ne spitalin e Durresit dhe me tej ne Tirane. Mjeket thane se e reja nga Dibra, por e martuar ne Xhafzotaj, ishte vetehelmuar me medikamente. "Nga kryerja e veprimeve te para hetimore lidhur me kete ngjarje rezulton se 26-vjecarja ka tentuar te flijohet duke perdorur nje sasi medikamentesh qetesues per arsye qe lidhen me semundjen e nje prej anetareve te familjes se saj", konfirmoi policia vendore dje.
Deshmite e te afermve, burrit dhe familjareve, kane mjaftuar paraprakisht per te ngritur nje piste nga ana e policise rreth ngjarjes. Aktualisht e demtuara ndodhet jashte rrezikut per jeten, nen kujdesin e mjekeve, ndersa pritet te merret edhe deshmia e saj pas disa ditesh. Per kete ngjarje po heton Prokuroria e Durresit, ne vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes se mbetur ne tentative".