Vjedhin argjendarinë, kapen 3 grabitësit me maska e pistoleta
TIRANE-Tre grabitës janë kapur në kohë rekord nga policia e kryeqytetit pak pasi kishin grabitur me armë dhe maska një argjendari në qendër të Tiranës. Gjatë grabitjes, autorët plagosën me qytën e e pistoletës pronarin e argjendarisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 tek sheshi ‘Avni Rustemi’ në kryeqytet tek një prej disa argjendarive që ka kjo zonë pak metra larg komisariatit numër 1 të Tiranës. Mësohet se 3 persona hynë të maskuar në argjendarinë e quajtur ‘Esence Pavllo’ dhe nën kërcënimin e armës mundën t’i marrin pronarit të dyqanit një sasi ari dhe argjendi. TvNews24 mëson se për të marrë sendet e cmuara, grabitësit goditën me qytën e pistoletës pronarin e argjendarisë.
Por, skena është parë nga dëshmitarë në vendgjarje që lajmëruan policinë duke mundësuar kështu kapjen në kohë rekord të 2 prej grabitësve.
Presoni i tretë me një sasi sendesh të cmuara prej floriri ne duar mundi të largohet nga nje rruge dytesore.
Policia konfirmon se shtetasi Dorian Mema u arrestua me pistoletën e përdorur në grabitje ndërsa personi i dytë i vënë në pranga quhet Rigels Leka nga Fushë Arrëzi.
Efektivët ndërkohë kanë shoqëruar në komisariat 2 personat e dyshuar si autorë të ngjarjes.
As një orë nga grabitja policia mundi të verë në pranga dhe grabitësin e tretë. Në zonën e Shkozës u kap Erion Leka, të cilit iu sekuestrua dhe sasia e arit të grabitur.
Nderkohe pronari i argjendarise, shtetasi Pavllo Sharva, ndodhet ne spital per mjekim, jashte rrezikut per jeten.
Grabitja e sotme në kryeqytet është në vazhdën e grabitjeve seri po ndodhin brenda një kohë të shkurtër. Brenda pak ditësh janë grabitur makina, kazino, banesa si dhe sende të cmuara që u merren forcërisht njerëzve në rrugë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja