Makinat e vjedhura, hetohen 2 te huaj
Nje shtetas anglez eshte nen hetim ne Tirane, per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike". Xhon Baes dyshohet se ka futur ne Shqiperi nje automjet luksoz te bllokuar, pasi rezulton i vjedhur ne Angli. Automjeti tip BMW, me targa TR 5275 P, ne pronesi te Kujtim Shehajt, rezultoi i blere per 15 mije euro me kontrate te rregullt shitblerjeje nga anglezi, i cili pak kohe me pare ka qene ne Shqiperi. Nderkohe, ne Durres, Seksioni i Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme filloi procedimin penal ne gjendje te lire ndaj shtetasit italian Bruno Sistelli, 55 vjec, i cili u kap ne bordin e nje automjeti tip "Audi A6", ngjyre e zeze me targa italiane CX 162 RK, prone e tij, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi te ishte vjedhur ne kryeqytetin italian, vetem nje muaj me pare. Ndalimi i tij eshte bere prane sheshit "Taulantia", ne lagjen numer 1 te qytetit bregdetar. Prokuroria e Durresit ka filluar ceshtjen penale ne ngarkim te italianit.
A.C/K.J
A.C/K.J