Konfindustria: Tregu i karburanteve, të krijohet Enti Rregullator
TIRANE-Të shqetësuar për situatën në tregun e karburanteve, Konfindustria propozon krijimin urgjent të Entit Rregullator të Karburanteve (ERK) me qëllim kontrollin e saktë të cmimeve dhe cilësisë tek karburantet.
Në një deklaratë për shtyp, Gjergj Buxhuku, administrator i pergjithshemi Konfindustrisë shprehet se duke marrë shkak nga shenjat e dukshme të keqfunksionimit në vazhdimësi të tregut të karburanteve, i ka kërkuar së fundmi zyrtarisht Kryeministrit Z. Sali Berisha, krijimin dhe fillimin sa më të shpejtë të veprimit të Entit Rregullator të Karburanteve (ERK). “Institucioni në fjalë duhet të shërbej si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet dhe keqpërdorimet e “cilesisë”, “çmimeve” të karburanteve në qarkullim në Shqipëri sikundër edhe “liçensimet” e operatorëve në tregun strategjik të karburanteve si tregu më i madh në vend me qarkullim 850 milion-1 miliard euro/vit dhe me pasoja të drejtpërdrejta të dëmshme në kostot e biznesit, industrive dhe qytetarëve shqiptare”.
Sipas Konfindustrisë kostot nga keqpërdorimi I tregut të karburanteve arrijnë në150 mln/vit.
“Kostot shtesë të drejtpërdrejta nga “cilësia”, “çmimi” dhe abuzimet me “vëllimet” e shitjes për konsumatoret të krijuara në vazhdimësi nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve vlerësohen në mbi 150 milion/vit”.
(d.b/BalkanWeb)