E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot, 8 familje te pastreha

Milot- Zyra e Permbarimit Lezhe, deshton ne misionin e saj per nxjerrjen nga nje godine te tete familjeve ne Milot. Nje prej kryefamiljareve gjate protestes se djeshme dhe kundershtimit te policeve eshte ndaluar, ndersa perfaqesia e ketyre familjeve kerkon ndihme pasi nuk kane mundesi te tjera per strehim. Gjykata e Apelit Tirane, kishte marre nje vendim pro prishjes se objektit, qe pretendohet se eshte shtese pallati e paligjshme. Vete zyra e Permbarimit Lac qe kishte per detyre te kryente kete proces, nuk ka qene e pranishme, kurse tete familjet kane kundershtuar perfaqesuesit e zyres se Lezhes. Banoret thone se shtesa eshte bere ne vitin 1971 dhe jo ne vitin 1939 sic eshte shprehur pronari qe ka pretenduar pronesine dhe fituar gjyqin. Ne kete menyre punonjesit e Permbarimit jane kthyer mbrapsht duke kerkuar vetem ndalimin e nje prej banoreve per fyerje.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›