E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delta, gjiganti i shitjeve edhe ne Shqiperi

Delta Holding, nje nga kompanite me te medha evropiane te shitjeve me pakice te produkteve agro-ushqimore me shtrirje ne gjithe Rajonin, ka shprehur interes edhe per tregun shqiptar. Lajmi njoftohet ne planin e strategjise se investimeve te kompanise per vitin 2008. Delta ka planifikuar te zgjeroje aktivitetin e saj edhe ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe Bosnje. Si nje investitor prestigjioz ne sektorin e tregtise, hyrja e saj ne tregun shqiptar pritet te shoqerohet me standarde te reja ne cilesi dhe sherbime. Ftesa qe iu be Shqiperise se fundmi per anetaresimin ne NATO eshte nje tregues tjeter sigurie per investimet e huaja ne ekonomine shqiptare. Anetaret e grupit Delta Holding, jane te lidhur me prodhimin, shitjen, agro-perpunimin, importin, eksportin ne bashkepunim me kompanite e huaja aplikojne shperndarjen e produkteve te ndryshme ushqimore. Te ardhurat e kompanise nga shitjet gjate vitit 2007 ishin 1,7 miliarde dollare dhe ne 2008 jane parashikuar te arrijne ne 2,8 miliarde dollare. Delta Holding ka 20000 te punesuar. Dega e shitjeve te kompanise realizohet nga Delta Maxi Group dhe operon ne tregun rajonal kryesisht ne Serbi, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Bullgari. Delta Maxi Group ka qene e suksesshme ne sjelljen e standardeve te reja ne tregun serb. Me nje rritje intensive, ajo eshte lider ne Serbi per shitjet me pakice. Dyqanet fillojne nga te voglat 400 meter katrore deri supermarketet 2000 meter katrore dhe hypermarkete me mbi 12000 meter katrore.

Por ne strategjine e Delta Maxi Group eshte te shperndaje konceptet e shitjes me pakice jashte kufijve te Serbise, kryesisht per produktet agro-ushqimore dhe tregtimin e tyre vetem nga nje distributor per keto produkte. Produktet primare jane mishi dhe nenproduktet e tij, peshku i perpunuar dhe prodhime te perpunuara nga frutat dhe perimet. Ne fushen e tregtise se produkteve agro-ushqimore, kompania eshte e lidhur me tregje te dritherave, plantacioneve te prodhimit te vajit dhe ferma te prodhimit te mishit dhe te bulmetrave. I gjithe ky eshte nje rrjet i organizuar nga kompania Delta, duke i ndihmuar prodhuesit edhe me rrjetin e farmacive bujqesore. Partneret e Delta ne bote kryesojne tregun boteror ne linjen e agrobiznesit te tilla si Syngenta, BASF, Pioneer, Bayer CropScience, Nufarm, DanBred, Fendt, Deutz-Fahr, Amazone, Kverneland Group, Summit Agro International etj. Ne strategjine e Delta eshte te implementoje nje teknologji moderne te prodhimeve agro-ushqimore.

Delta, biznese te tjera

Delta Holding nuk eshte e fokusuar vetem ne tregtine e me pakice, por zoteron aktiviteteve ne sektorin financiar dhe ne tregun e pasurive te paluajtshme. Delta zoteron kompanine e trete me te madhe te sigurimeve ne Serbi dhe te risigurimeve dhe gjithashtu ka fond pensionesh. Kompania eshte gjithashtu sponsorizuesja kryesore e sporteve ujore ne Ballkan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›