Universiteti Epoka Fiton Çmimin “Harku Ndërkombëtar i Europës”

Çmimi prestigjioz jepet nga Business Initiative Directions (BID) me seli në Madrid, Spanjë, dhe u akordohet kompanive, institucioneve dhe universiteteve më të suksesshme në botë që kanë si synim të punës së tyre zhvillimin e qendrueshëm dhe primatin në teknologji, inovacion dhe lidership.
BID bën me dije se Universiteti Epoka me dinamizmin dhe multikulturalitetin e tij, me staf dhe studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, është afirmuar si një universitet i gjeneratës së re në Ballkan.
Universiteti Epoka, sikundër edhe insitucionet më në zë të arsimit të lartë në botë, është në përpjekje të vazhdueshme për të revolucionarizuar arsimin në mënyrë që të përfitojnë gjeneratat e ardhshme pavarësisht nga gjinia, raca, feja, ose statusi.
Për të arritur këtë objektiv, universiteti është aktualisht i angazhuar në zemrat dhe mendjet e të rinjve për t'i përgatitur ata për t'u bërë forcë që do të ndryshojë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit për mirë.
Universiteti Epoka është krenar dhe i nderuar që merr çmimin “Harku ndërkombëtar i Europës” në Kategorinë “Gold” duke njohur kështu punën e madhe kërkimore dhe shkencore të zhvilluar në këtë insitucion. Epoka tashmë përbën një histori suksesi të akademisë shqiptare në botë.
Çmimi “Harku ndërkombëtar i Europës” është i fundit nga një listë trofesh dhe njohjesh ndërkombëtare të cilat i janë akorduar institucionit si pasojë e përpjekjeve kolosale për të ndryshuar rrenjësisht fytyrën e arsimit.
Pak javë më parë, Universiteti Epoka u rendit si Universiteti më i mirë në Shqipëri nga dy insitucione shumë të rëndësishme ndërkombëtare: 4ICU (For International Universities and Colleges) dhe Renditja Botërore e Universiteteve Webometrics (realizuar nga CSIC, Organizata publike Spanjolle e Kërkimit Shkencor). /Start/
2012-02-28 11:21