E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet për skrap në Fier, 120 familje pa energji elektrike prej 1 muaji

Fier- Fenomeni i vjedhjes për skrap ka bërë që prej një muaji të vuajnë mungesën e energjisë elektrike, 120 familje të fshatit Mucaj të komunës Ndërmenas në qytetin e Fierit.

150 metrave tel kanë rënë në duart e grabitësve të cilët e shesin atë për skrap teksa kjo nuk është vjedhja e parë e linjës elektrike.

Persona që nuk janë identifikuar asnjëherë kanë vjedhur 5 apo 6 herë linjën që furnizon me energji këtë zonë.

Banorët të gjendur përballë vështirësish të mëdha janë të gatshëm të paguajnë nga xhepi i tyre për blerjen dhe zëvendësimin e kabllit.

Vjedhjet e linjave elektrike për tu shitur për skrap janë bërë të zakonshme në fshatrat e Fierit. Për shkak të vlerës monetare të lartë që ka teli i bakrit ai është shënjestra kryesore e vjedhësve të skrapit të cilët nuk druhen aspak përballë pasojave që lënë pas.

Asnjëherë nuk është ndaluar asnjë prej grabitësve nga policia e Fierit, çka ka sjellë edhe përsëritjen e vjedhjeve të tilla.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›