E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartak, pas Pavlyuchenkos

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 18:46

Ish klubi i Roman Pavlyuchenkos, Spartak Moska ka theksuar se është i interesuar për transferimin e sulmuesit nga Tottenham Hotspur në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi rus, i cili iu bashkua skuadrës nga White Hart Lane pas paraqitjeve të mira në Euro 2008, mund të kthehet te ish ekipi i tij.

“Roman Pavlyuchenko është sulmues i klasit të lartë. Në kampionatin rus ai ka shënuar gola në vazhdimësi si dhe ka pasaportë ruse. Përveç kësaj, ai veç ka luajtur në klubin tonë”, tha drejtori i Spartakut, Dmitri Popov, për Championat.ru.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›