Vjen Lara

Filmi është një komedi aventurë romantike, ku dy shokë bashkohen në një udhëtim përgjatë Evropës për të shpëtuar një vajzë, e cila është bllokuar në Greqi dhe që po mundohet me çdo kusht të kthehet në kohë për ditën e dasmës. Udhëtimi i tyre do t’i dërgojë pa dashje edhe në Kosovë, ku do të zbulojmë se njëri nga karakteret kryesorë është në të vërtetë me prejardhje kosovare dhe i cili do të na dërgojë në gjurmët e familjes së tij të humbur qysh kohë më parë. Edhe pse filmi është një komedi, gjithashtu adreson paragjykimet e shumta që evropianët i kanë për shtetin e Kosovës.
Ky film do të jetë një pasqyrë e fortë për të njoftuar më për se afërmi audiencën evropiane dhe botërore me realitetin dhe kënaqësitë që jep Kosova. Janë përfshirë shumë tradita të kosovarëve si dhe aktorë të shumtë në mënyrë që të prezantohet shteti dhe njerëzit në mënyrë të sinqertë dhe të respektueshme.