Vjen Sise nëse Benzema nuk ia del
Karim Benzema ka lënë stërvitjen e Real Madridit për shkak të një dëmtimi, dhe kjo mund të sjellë lënien e tij jashtë sfidës së dytë të Shqipërisë kundër Francës në “Stade de France”. Sulmuesi madrilen është ende nën vëzhgim, por duket se trajneri Loren Blank ka gati zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Xhibril Sisen, shokun e skuadrës së Lorik Canës te Lacio. Ish-sulmuesi i Liverpulit po kalon një periudhë mjaft të mirë te kryeqytetasit italianë, duke qenë një element me mjaft peshë në skuadrën e Edi Rejas. Pas Shqipërisë, Franca do të presë Bosnjën në sfidën e fundit të këtyre eliminatoreve.