E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesterët nuk njohin ndalesa

Mançesterët nuk njohin rivalë. Nëse Junajtid kursehet me një 2-0 të vockël në shtëpi ndaj Noruiçit, Siti ka shpartalluar 4-0 Blekbërnin në fushën e këtij të fundit. Fitore edhe për Liverpulin që në derbin lokal ka mposhtur 2-0 Evertonin.

Skuadra e Sër Aleks Fergusonit ka arritur një fitore të rehatshme, 2-0, kundër Noruicc Sitit, në takimin e djeshëm të zhvilluar në Old Traford. Me dy gola të shënuar në gjysmën e dytë, “Djajtë e Kuq” arkëtuan tre pikë të arta për të mbajtur vendin e parë në Premier Ligë se bashku me “kushërinjtë” nga “Eastlands”. Braziliani Anderson i kaloi vendasit në epërsi pas asisti të Uejni Runit (68’), ndërsa Deni Uellbek vulosi fitoren tre minuta përpara përfundimit të ndeshjes. Me rezultatin e thellë 4-0, Manccester Siti ka turpëruar Blekbërnin përpara tifozëve të vetë në takimin e zhvilluar në “Eëood Park”. Të gjithë golat e ‘pasanikëve’ u realizuan në pjesën e dytë, ndërsa Adam Xhonson ishte lojtari që shënoi i pari në minutën e 56-të. Tre minuta më pas (59’), Mario Baloteli u dha goditjen “KO” vendësve, teksa dyfishoi epërsinë pas një krosimi të Samir Nasris, ndërsa ishte pikërisht francezi lojtari që shënoi golin e tretë me ndihmën e David Silvas (73’). Por francezi kishte ndërmend që ta mbyllte si protagonist ndeshjen, ndërsa i fail serbit Savicc topin për golin e katërt. Pas kësaj fitoreje, Manccester Siti mban hapin me rivalin e qytetit, Manccester Junajtid, duke u ngjitur në kuptën e 19 pikëve në krye të tabelës.

Premier Liga – Java VII

Dje

Everton – Liverpul 0-2

Ulves – Njukastëll 1-2

Sandërlend – ËBA 2-2

Aston Vila – Uigan 2-0

Man UTD – Noruiç 2-0

Blekbërn – Man Siti 0-4

Sot

Bolton – Çelsi 14:30

Fulham – QPR 16:00

Suonsi – Stoke 16:00

Totenhem – Arsenal 17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›