Shkumbini mund Tomorin e Beratit 6-2 ne Peqin
Nuk dihet nëse Vioresin Sinani ka arritur ndonjëherë të shënojë 5 gola në një ndeshje. Besohet se legjenda Refik Resmja, por edhe Indrit Fortuzi, ia kanë dalë. Pikërisht këtë gjë ka bërë Roland Dervishi, duke shënuar 5 gola në ndeshjen ndaj Tomorit dhe duke qenë heroi kryesor i Shkumbinit, në fitoren 6-2 ndaj beratasve.
Dervishi shënoi dy herë me penallti, në minutat 2 e 64-ët, realizoi edhe 3 gola nga aksioni në minutat 4, 38 dhe në minutën e 5-të shtesë. Golin tjetër të vendasve, pikërisht të 4-in, e shënoi Shenaj në minutën e 12-të të pjesës së dytë, ndërsa Tomori arriti të mbahej në lojë deri në minutën e 57-të kur rezultati shkoi në 4-2 për të ardhur më tej përmbytja e plotë.
Në një ndeshje pa shumë histori lidhur me emrin e fitimtarit, Shkumbini rregulloi golaverazhin, duke qenë tashmë me 1 gol plus, ndërsa për momentin, është skuadra me më shumë rrjeta të tundura në Superligë, plot 11 në 4 ndeshje. Vetëm Bylis është pranë tij, me 9 gola të shënuar, por me një ndeshje më pak.
Gjithesi, përballja në fushën peqinase nuk pati vetëm gola dhe futboll, por edhe trazira për të cilat gjyqtari Pashaj u detyrua të ndërpriste ndeshjen për disa minuta, ndërsa kjo po i afrohej fundit.
Pavarësisht nga thellësia e shifrave, sërish ky duel dha përfundimin e pritshëm, pra fitoren e skuadrës vendase, e cila synon të mbajë një ritëm të tillë në Peqin për të siguruar qendrimin në Superligë, edhe në sezonin e ardhshëm.