Apolonia befason Kamzën, Pogradeci mposht Dinamon
Apolonia ka befasuar Kamzwn duke fituar nw fushwn e kwsaj tw fundit me rezultatin 1-0. Vendësit kanë qenë më dominues në fushën e blertë, por kanë shpërdoruar raste të pafundme për konkludim. Miqtë, përmes kundërsulmit, kanë arritur të shënojnë një gol me anë të Ramës, i cili i ka dhënë fitoren e çmuar Apolonisë në një transfertë delikate. Dinamo nuk po ngre kokë, dhe nga kjo ka përfituar Pogradeci, që në sfidën e parë të javës së katërt, kanë arritur të marrin një fitore me shumë vlera, ndonëse mjaft të vuajtur. Kjo, sepse blutë e drejtuar nga Faruk Sejdini janë mbrojtur me fanatizëm deri në minutën e parafundit të lojës, kur janë dorëzuar dhe e kanë parë veten në “ferr”. Ka qenë korçari Çipi, ai që ka shënuar “in extremis” në portën e Osmanit të Dinamos, duke u dhënë të tijve 3 pikë tepër të çmuara. Kësisoj, Pogradeci gjen fitoren e dytë në këtë kampionat, sërish në fushën e vet, duke e parë veten në kuotën e 6 pikëve, ndërsa blutë kryeqytetase mbyllin klasifikimin me vetëm një pikë. Goleadë e Shkumbinit në shtëpi, teksa ka mundur thellë 6-2 Tomorin debutues në superligë. Kristaq Mile, trajneri beratas në krye të peqinasve, nuk ka pasur asnjë mëshirë për Tomorin. Roland Dervishi wshtw autor i pesw golave, ndwrsa Shenaj ka shwnuar golin tjetwr pwr peqinasit.
E trashëguar që nga sezoni i shkuar, përplasja mes Tiranës dhe Flamurtarit mund të konsiderohet një “big-event” në futbollin shqiptar. Edhe në këtë përballje të sotme, bardheblutë dhe kuqezinjtë janë të fokusuar vetëm te një objektiv, triumfin ndaj rivalëve. Për trajnerin e Flamurtarit, Edmond Lutaj, pavarësisht firove të elementëve me peshë nga sezoni i kaluar (Xhafaj, Devolli, Ahmatj, Plaku etj), skuadra ka arritur të ruajë dëshirën për fitore dhe kjo është një gjë mjaft e mirë. Megjithatë, për Lutajn, faktori fushë është “një detaj pa rëndësi”, i cili ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk i trembet transfertave. “Fusha nuk duhet injoruar, sepse në Tiranë ndeshjet janë gjithmonë shumë të vështira dhe këtë nuk e kam zbuluar unë. Megjithatë, një ekip me forcë si Flamurtari e përballon një sfidë të tillë dhe madje e minimalizon për sa i përket fushës. Edhe pse luajmë në fushë kundërshtare për Flamurtarin nuk ka shumë rëndësi”, - tha Lutaj, që mori vendin e trajnerit pas largimit të Gugash Maganit.
Bekimi luan me maskë në fytyrë
Bekim Bala i ka qetësuar të gjithë tifozët e Tiranës, duke pohuar se do të jetë në fushë në ndeshjen e sotme kundër Flamurtarit. Sulmuesi bardheblu theu hundën të dielën e kaluar në përballjen me Pogradecin, dhe ishte në dyshim për ndeshjen e javës së katërt. Bala është përmirësuar dhe është stërvitur me skuadrën. Për të, ndeshja me Flamurtarin është e një rëndësie të veçantë, pasi Flamurtari do të kërkojë të tregojë se është ende ai pretendenti i vitit të shkuar. “Flamurtari është një kundërshtar i fortë, shumë i fortë, dhe unë nuk jam aspak dakord me ata që e shohin skuadrën të dobësuar pas largimit të Xhafajt apo Devollit. Vërtet janë mundur nga Teuta, por ishte episodike, pasi ishin ata që patën lojën nën kontroll. Por Tirana do të kërkojë vetëm fitoren”, - pati konfirmuar sulmuesi bardheblu për gazetën.
Superliga – Java IV
Dje
Pogradeci – Dinamo 1-0
Shkumbini – Tomori 6-2
Kamza – Apolonia 0-1
Sot
Kastrioti – Vllaznia 13:00
Laçi – Skënderbeu 15:00
Tirana – Flamurtari 17:00
Të hënën
Teuta – Bylis 17:00
Renditja
Skuadra N F B H Gol P
1) Bylis 3 2 1 0 9-5 7
2) Apolonia 4 2 1 1 4-3 7
3) Tirana 3 2 0 1 6-4 6
4) Vllaznia 3 2 0 1 6-3 6
5) Flamurtari 3 2 0 1 5-3 6
6) Shkumbini 4 2 0 2 11-10 6
7) Teuta 3 2 0 1 3-3 6
8) Pogradeci 4 2 0 2 3-7 6
9) Skënderbeu 3 1 2 0 3-1 5
10) Tomori 4 1 1 2 4-8 4
11) Kastrioti 3 1 0 2 7-6 3
12) Kamza 4 1 0 3 3-5 3
13) Laçi 3 0 2 1 4-6 2
14) Dinamo 4 0 1 3 1-5 1