E rrallë, India nis lutjen fetare për tregjet financiare
BHUBANESVAR - Qindra persona u mblodhën dje në një ritual fetar Hindu, në qytetin lindor të Indisë duke u lutur për ndërhyrjen qiellore për krizën ekonomike botërore, deklaruan organizatorët. Rituali u zhvillua sot, kur monedha indiane rupi arriti shifrën më të lartë të rënies së saj kundrejt dollarit me 50,15 rupi për dollarë dhe kur bursa indiane pësoi rënien e parë prej 11 për qind në tre vjet. Më tepër se treqind persona ishin mbledhur përreth tempullit, ku 131 priftërinj hindu zhvilluan ritualin fetar në qytetin Puri, në shtetin Orissa. "Gjithë bota po përballet me krizën financiare dhe perëndesha Laxmi mund të na ndihmojë në këto momente kritike", - deklaroi Kumuda Ranjan Samantray, një nga organizatorët. E gjithë ekonomia botërore është tronditur rëndë gjatë javëve të fundit. Pavarësisht nga masat e marra nga SHBA si dhe vendet e tjera, situata nuk është përmirësuar. Por, India duket se ka gjetur një mënyrë më origjinale për t'u përballur me krizën, duke u kërkuar perëndive "të marrin masa" për ta përmirësuar situatën financiare botërore. India është prekur gjithashtu nga kriza ekonomike dhe po përgatit nj ë plan urgjent për të përballuar situatën.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)