Vjen dimri, termometri shenon 3 grade nen zero Sonila Isaku
Nese keni menduar se i ftohti i kesaj te hene ishte thjesht nje kaprico e motit, ne te vertete nuk eshte aspak keshtu, pasi meteorologet pohojne se ka ardhur dimri. Tashme, do t'iu duhet te ndryshoni jo vetem mendimin per disa dite te ngrohta, por edhe garderoben duke nxjerre veshjet dimerore. Temperaturat e uleta te ketij mes tetori do te vijojne edhe per dy ditet ne vijim. Sipas sinoptikaneve, vetem nga dita e enjte, pritet te kete nje rritje te tyre me 3-4 grade celsius. Por duket se as kjo nuk do ta permiresoje shume situaten, pasi termometri shenoi kete fillim jave temperaturen me te ulet ne Peshkopi dhe Korce me -3 dhe -1 grade. Ndersa ne kryeqytet temperatura minimale zbriti deri ne 5 grade. "Kete vit duket se kemi nje kapercim te stineve. Nga vera e nxehte dhe e tejzgjatur kemi kaluar ne ditet e dimrit. Keto jane temperatura te pazakonta per stinen. Persa i perket Tiranes temperatura 10 grade eshte ne vlerat normale te muajit tetor. Kurse ne rrethe, kryesisht zonat malore, kemi temperatura deri ne minus 3 grade qe i perkasin dimrit",- pohon sinoptikanja Lajda Porja. Sipas saj, kjo vale e ftohti pritet te vazhdoje deri diten e premte e me pas, do te nisin edhe reshjet e shiut. Sinoptikanet parashikojne reshje te dendura shiu te shtunen dhe te dielen, qe ndoshta mund te zbusin disi te ftohtin. Kujdes duhet te bejne ata qe dalin heret ne mengjes, pasi moti do te jete me i ftohte dhe me ere. E njejta situate parashikohet edhe gjate mbremjeve. Keto luhatje te forta te kohes dhe ulja e ndjeshme e temperaturave, po ndikon negativisht edhe ne perballimin e tyre, nga organizmi yne, duke shtuar numrin e te prekurve nga virozat.