E Diel, 1 Nëntor 2026

Alketa Vejsiu: Do sjellim një Miss Albania ndryshe

Tiranë, 27 gusht - Prezantuesja e mirënjohur Alketa Vejsiu rrëfen impenjimin e saj më të fundit, “Miss dhe Mister Albania”. Sipas saj,  spektakli që do të prezantojë do të jetë ndryshe nga të gjithë spektaklet e bukurisë që zhvillohen në Shqipëri. “Miss dhe Mister Albania" që do të drejtoj unë do të jetë ndryshe, jo vetëm për mënyrën origjinale të drejtimit që ka çdo prezantues televiziv, por në të gjithë kontekstin e saj do të jetë ndryshe. Skena është zhvendosur në "Amfiteatrin e Yjeve", konkurrentët janë plot 51 vajza dhe djem, nata e madhe do të paraprihet nga 2 javë transmetimi çdo mbrëmje në "Miss dhe Mister Albania Forum" ku do të flitet për tema që frymëzohen nga industria e bukurisë, modës, spektaklit; një mundësi shumë e mirë për t'u njohur më nga afër edhe me konkurrentët”. Vejsiu është e mednimit se “të bukurës nuk i ikën moda asnjëherë" . “Ajo ka qenë bashkudhëtare e shoqërisë në të gjitha fazat e zhvillimit, ka lindur me njeriun siç kanë lindur me njeriun dhe sytë për ta parë dhe adhuruar të bukurën. Kjo më bën të mendoj që pavarësisht zhvillimeve të industrisë së produksioneve televizive, spektaklet e bukurisë do të kenë gjithmonë vendin e tyre në vitrinën e markave që aprovohen nga publiku Por, siç thotë ajo, asnjë nuk do të ngjasojë me spektaklin me regji të Vera Grabockës. “Ky spektakël është klonuar në shumë lloje të tjera spektaklesh e paradash bukurie me shumicë (shumë prej tyre për mua dhe për publikun janë veçse kallinj misri bosh) por që për hir të së vërtetës dhe jo për mungesë modestie nuk ngjasojnë aspak me versionin e vetëm zyrtar të "Miss dhe Mister Albania". Jo vetëm sepse audienca është e prirur të fiksojë atë që e shpik për herë të parë një novacion, por sepse ndryshe nga shumë produksione televizive në spektaklet e Verës mund të gjesh art të vërtetë”, tha ajo në një interviste të gjatë për “Summer Pages”, supplement i publikuar sot në Gazeta Shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›