Elbasan, Tradicionalija në kufijtë e mbijetesës
Në bulevardin kryesor “Qemal Stafa” i njohur ndryshe edhe si shëtitorja ndjehet aroma e lagështires e lenë nga autoboti i ujit i cili ka kaluar aty që pa gëdhire, për të freskuar rrugët e qytetit.
Edhe pse është herët, shëtitorja mbushet nga kalimtarët të cilët nxitojnë, dikush në shkollë, dikush në punë, dikush për të pirë kafen e mëngjesit e më pas për të vazhduar ditën e zakonshme.
është qetë, ndonjë makinë kalon dhe lë nga pas një zhurmë bezdisëse e pak nga pak largohet dhe përsëri mbretëron një qetësi e ëmbël që bashkë me ajrin e pastër që vjen nga maja e krastës dhe aroma e pishave të krijojnë një sensacion të vecantë, që të mungon gjatë ditës në këtë qytet.
Shumë pranë sheshit Gensher ngrihet hamami i vjeter i pazarit i ndertuar që në shekullin e XVI, i ruajtur edhe sot në një gjendje të mirë, i kthyer në një lokal shërbimi.
Më tutje rrapi i Bezistanit, ngrihet i lartë e shekullor i shpallur monument kulture për të qenë pjesë e trashegimisë, kohët e fundit në rrënjët e tij u zbulua një tjetër vlerë e lashtësisë një mozaik i stërlashtë.
Punimet vazhdojnë akoma, aty shpesh herë vijnë studentë të historisë dhe trashëgimisë kulturore ku gërmojnë e studiojnë bashkë me arkeologët.
Objekti i takon shekullit të III ose IV të erës sonë. Një mozaik me ngjyra e elementë të shumllojshëm, afreske, kolona të mermerta si dhe enë prej balte e qeramike.
Rrezet e diellit ravijezojnë me radhë konturet e kalasë, perballe shohim muret e kalasë së kafejtë dhe madheshtinë e tyre të përshfaqura tej e tej.
Kalaja e Elbasanit është një ndër kalatë më të mëdha fushore në ballkan me një siperfaqe 1.3 ha.
Kjo zonë paraqet një qytet më vete , “Qytetin kala” me rrugica e kalldrëme të hershme, me shtëpi me arkitekturën e tyre origjinale, sot ajo si për çudi apo koiçidencë ka katër mijë banorë po aq sa kishte në fillimet e saj.
Megjithëse jo me shkëlqimin e dikurshëm, sot ajo qëndron si një relikte e vjetër, si një copëz historie që edhe po të duash ta harrosh nuk mundesh dot, pasi ajo ngrehinë e madhe e reflekton një histori shekullore.
Duket se vitet mbi supe e kanë rënduar, por një pjesë e saj qëndron ende e fortë për t’i rezistuar ndertesave shumëkatëshe përreth saj .
Në hyrje qëndron kulla e Sahatit e cila të krijon përshtypjen e një gjigandi që ngre kokën mbi çdo gjë dhe vështron, e nga ana tjetër perçon mesazhin e kohës duke thënë “nxitoni se koha nuk pret”.
Tang tang- et e sahatit që sapo ka shkuar 9:00 të zgjojnë nga ky meditim përballë gjigandit të vjetër.
Nostalgjia me shtyn të futem në brendësi të kalasë, për të parë edhe njëhere rrugicat dhe shtëpitë karakteristike, të cilat të kujtojnë skenat e kinematografisë së vjetër shqiptare.
Në brendësi të kësaj lagjeje shtohen ndërtesat “moderne” të kohës, por shtëpite karakteristike dhe rrugicat e gurta janë aty, dëshmi e së vjetrës , dëshmi e historisë e një realiteti shumë kohë më parë.
Dyert e shtëpive janë të mbyllura, nuk pipetin asgjë, vetëm përtej portave të drunjta dëgjohet e lehura e ndonjë qeni e cila grish heshtjen.
Më tutje shfaqet edhe xhamia Mbret e cila është edhe një ndër më të vjetrat në vend. Vendi më i zhurmshëm në qetësinë e kësaj lagje pasi aty vijnë më shpesh njerëz për te kryer ritet e tyre fetare.
Një tjetër objekt i religjonit që ndodhet aty është edhe kisha Shën Maria, një ndër dëshmitë më të hershme të praktikimit të riteve ortodokse brenda mureve të saj, ku dikur ka meshuar edhe themeluesi i kishës autoqefale shqiptare, Fan Noli, ajo është në gjendje të mirë e ruajtur nga famulltari i saj At Nikolla Marku.
Në brendësi te kësaj lagjeje gjenden vepra monumentale dhe godina historike, godina shekullore dhe me vlerë mbarë kombëtare.
Pa aq sa gjenden e dhe shtepitë e akademikëve shqiptarë si: Kostrandin Kristoforidhi, Aleks Buda, Ylli Popa, Theodhor Haxhifilipit (Dhaskal Todri).
Aty gjen godinën e ish muzeut të luftës në anën perëndimore të mureve të kalase, me një arkitekurë tipike të viteve ‘20 ‘30, e ndërsa në pjesën veriore ndodhet shtëpia e gjuhetarit te njohur Aleksandër Xhuvani e kthyer kohët e fundit në një galeri arti, ku do te prezantojnë punimet e tyre piktorë të traditës të para viteve ‘90.
Për të kujdeset piktori i njohur Sadik Kasa.
Një tjetër objekt i rëndësishëm në këtë lagje është edhe Hamami i Grave që pas viteve ‘90 ka shërbyer si lokal por vetëm pak ditë më parë është mbyllur.
START - Ferit LIKA