Vjen telefoni i ri i “Google” në gusht
09/07/2009 T-Mobile
Në muajin gusht T-Mobile nxjerr në treg telefonin e ri Google “MyTouch 3 G”. Ky model do të konkurrojë modernët “iPhone 3G S” të “Apple” dhe “Palm Pre”. Telefoni i ri është varianti më elegant dhe më i përparuar i modelit G1, telefonit të parë me programin Android të kompanisë “Google. Telefoni i ri i ngjan “iPhone” dhe ka shumë karakteristika të njëjta me të, përfshirë ekranin me prekje me të njëjta përmasa. Ky model është i pajisur me kamera 3.2 megapixel, lexues muzike dhe video, për të publikuar fotografi dhe video në faqe interneti si YouTube apo Picasa falë lidhjes wireless. Ky model mund të personalizohet me pamje dhe programe. Gjithashtu ka aftësinë të kuptojë preferencat e përdoruesit të vet dhe më pas të japë edhe rekomandime. Përdoruesit do kenë mundësi të lidhen me serverat e postës elektronike të kompanive të tyre falë programit Android të këtij modeli. “Një pjesë të madhe të tregut për këtë telefon do ta zënë njerëzit që blejnë për herë të parë telefon “inteligjent”, – deklaroi Cole Brodmna, drejtori teknik i T-Mobile. “Blerësit e modelit G1 ishin entuziastë të teknologjisë”, - theksoi ai. Modeli “MyTouch 3G” i T-Mobile do ofrohet për shitje me porosi nga data 8 korrik.