E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sislej Xhafa pjese e enciklopedise se artit bashkekohor

Botimi Veprat e artistit shqiptar nder ato qe kane karakterizuar shekullin e kaluar dhe dekaden e pare te mileniumit te ri

Sislej Xhafa eshte nder artistet me perfaqesues te artit bashkekohor shqiptar. Nder ata te suksesshmit qe pertej kufijve kane mundur te realizojne te krijojne dhe te shperfaqin individualitetin e tyre artistik e me te edhe te bien ne sy e te vleresohen prej kritikes e publikut. Per shkak te vleresimeve te kesaj natyre ai eshte renditur dhe bere pjese e nje katalogu prej katerqind faqesh i cili pasqyron artistet qe sipas kritikeve kane influencuar artin bashkekohor boteror. E titulluar 2000 and Beyond ndash Contemporary Tendecies Pertej 2000-s ndash tendenca bashkekohore ky vellim perfshin te dhena per artistet dhe veprat qe kane karakterizuar shekullin e kaluar dhe dekaden e pare te mileniumit te ri. Vepra e botuar ne Amerike perfshin ese te shkruara nga kritike si Lea Vergine Nicolas Bourriaud Claus Honnef Angela Vettese Gabriella Belli Paco Barragan Marco Scotini etj. permes se cilave autoret pasqyrojne aspekte te shumta dhe qasje te ndryshme qe jane vene ne pah permes artit bashkekohor. Sislej Xhafa eshte perfshire ne kete vellim perkrah artisteve te njohur boterore si Sarah Lucas Maurizio Cattelan Richard Prince Jeff Koons Damien Hirst Thomas Hirschhorn Olafur Eliasson Steve McQueen etj. Per artistin nga Kosova ky botim ka nje rendesi te vecante. Ai ka shpjeguar edhe menyren e perzgjedhjes se artisteve per te qene pjese e ketij publikimi. Ne rastin e tij Xhafa ka thene se eshte vleresuar kreativiteti i tij ne pergjithesi ndersa jane specifikuar mes te tjerave tri vepra performanca Clandestine Albanian Pavilion Pavijoni i klandestineve shqiptare permes se ciles ai i veshur si futbollist proteston ne edicionin e 47-te te Bienales se Venecias kunder mosdhenies se nje hapesire zyrtare per artistet shqiptare. Si dhe dy veprat tjera Seeet invasion Pushtimi i embel dhe Lapo Cipolla ku permes fotografive pasqyron emigrantet shqiptare dhe mundohet te rrise ndergjegjesimin e publikut per figurat e shoqerise dhe kultures. 2000 Beyond- Contemporary Tendecies nuk do te kufizohet vetem brenda shtetit amerikan. Kjo enciklopedi e artit bashkekohor eshte shperndare ne vende te botes e posacerisht neper librarite qe kane prioritet artin bashkekohor dhe ato qe jane pjese e muzeve te artit bashkekohor. Katalogu eshte botuar nga shtepia botuese italiane Skira. Sislej Xhafa u lind ne Peje ne vitin 1970. Aktualisht jeton dhe punon ne Nee York. Ai ka prezantuar punimet e tij ne ekspozita te shumta ne vende te ndryshme te botes si Kaliforni Itali Turqi etj. Per punen e tij artistike ai eshte shperblyer me cmime te shumta si Onufri ne Tirane Biella 2001 nga fondacioni Pistoletto etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›