Ne Korce per trashegimine kulturore
Ne sallen e Mesonjetores shqipe ne Korce do te mbahet sot paradite nje tryeze e rrumbullaket me teme Perfshirja e trashegimise kulturore ne jeten e Korces. Mbeshtetur nga Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine Qendra Shqiptare e Trashegimise dhe Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Historike kjo tryeze e organizuar ne Korce do te fokusohet ne disa pika. Do te flitet per evidentimin dhe diskutimin e problematikave nga te cilat vuan aktualisht Trashegimia Kulturore e Qytetit te Korces. Gjithashtu pjese e diskutimit do te jete edhe pazari i vjeter problemet e mbijeteses dhe restaurimit te tij si dhe probleme te ruajtjes se trashegimise ne procesin e hartimit te planit rregullues te qendres se qytetit. Pjesemarresit pas diskutimeve do te bejne te njohura edhe propozimet perkatese.