“Vjeshta 2”, arrestohen 4 persona
Policia e Tiranës ka vazhduar operacionin “Vjeshta 2” edhe ditën e sotme. Sipas burimeve të policisë mësohet se gjatë aksionit janë arrestuar 4 të arrestuar.
Gjergji Simo 49 vjeç, Liridon Frroku , Genci Harunin 21 vjeç si dhe Lorenc Sadikaj janë shtetasit që janë vënë në prangat e policisë. 49 vjeçari Simo është dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, ndërsa Frroku i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg kanë qënë në kërkim nga policia.
Nga ana tjetër 21 vjeçari Genci Harruni akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa 23 vjeçari Sadikaj u kap me 200 gr hashash. Ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurise publike dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra penale.