E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolli: Tirana një nga qytete trafikun më të rënduar

Mund të themi se është një nga qytete që ka trafikun më të rënduar. Edhe pse policia rrugore merr masa për ta normalizuar atë, pikat më të nxehta të trafikut në Tiranë mbeten sërish, kryqëzimi te pallati me shigjeta, Rruga e Elbasanit, zona e Trenit, si dhe rruga Abdi Toptani në Qendër. Të gjithë këtë hartë të trafikut e tregon në mikrofonin e Ora News, shefi i trafikut për Tiranën Valmir Nikolli.
Ai jep edhe këshilla se si mund të shmangim qëndrimin më orë të zgjatura në trafikun e rënduar të Tiranës, duke përdorur edhe transportin publik i cili ka përparësi në rrugët e kreyqytetit.
Gjithashtu Nikolli vë theksin edhe në studimin e një plani në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës për ti dhënë mundësi drejtuesve të automjeteve për të gjetur nje vend për parkimi për makinën e tyre që në shumicën e rasteve pikërisht parkimet dyshe bëhen shkak për trafik në kryeqytet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›