E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, babai vret me sopatë të birin

POGRADEC-Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku babai ka vrarë djalin e tij me armë të ftohta.
Krimi brenda familjes ka ndodhur sot pasdite në familjen Kromollari, ku Njazi Kromollari 72 vjec ka goditur me sopatë për vdekje, djalin 25 vjecar Kudret Kromollari.
Dyshohet se goditja me sëpatë erdhi pas një konflikti mes babait dhe të birit ne banesen e 72 vjecarit. Pas sherrit me fjalë dhe fizik, babai ka rrëmbyer një sopatë dhe ka goditur për vdekje djalin.
Autori aktualisht ndodhet në polici i prangosur, ndërsa trupi i djalit në morgun e qytetit të Pogradecit.
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat që cuan në ngjarjen e rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›