E Diel, 1 Nëntor 2026

Për të pestën herë, xhaz në Shkodër

Çelet sot në Shkodër edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar "Shkodra Jazz Festival", kushtuar kujtimit të muzikantit të madh shkodran, violinistit Rrok Jakaj. Festivali, që do të zgjasë gjashtë ditë, shënon edhe këtë vit praninë e shumë muzikantëve të njohur të muzikës xhaz. Rikthehet artisti italian Diego Borotti, "The Dream Trio", kompleks i drejtuar nga shqiptari Sokol Prekalori, ndërkohë që do të interpretojnë edhe artistë të tjerë si grupi "Alberto Mandarini Quartet", kompozitori shkodran Robert Bisha. Ritme flamengo do të vijnë nga "Javier Galiana & Spice

Berberechos", apo ritme afro-braziliane të Roberto Taufic Hasbun & Simon Papa. Një dimension i festivalit do të jetë përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilëve do t‘u jepet mundësia të dialogojnë me festivalin përmes "talk-shoë"-t muzikor, të organizuar çdo pasdite në rrugën historike "Kolë Idromeno". Artistët e përfshirë në këtë projekt ambicioz do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve shkodranë që po formohen në shkollën e muzikës së qytetit, ku çdo ditë do të organizohen mësime kushtuar xhazit. "Shkodra Jazz Festival" është një aktivitet i ideuar dhe organizuar nga shoqata kulturore "Rrok Jakaj", në bashkëpunim me "Optional Music International".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›