E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Vjosa Forever”,mbahet në Tepelenë koncert sensibilizues për të ruajtur të paprekur Luginën e Vjosës

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e  Tepelenës u mbajt koncerti i titulluar “Vjosa Forever“ me synimin për ruajtien të paprekur të luginës së Vjosës , dhe shpalljen e saj park kombëtare . Ky aktivitet i organizuar nga shoqata Eco Albania bëri bashkë artistë të shumët në këtë qytet. Artistët pjesëmarrës por edhe banorët e Tepelenës dhe jo vetëm pohojnë për mikrofonin e RTSH Gjirokastra se fushatat sensibilizuese nëpërmjet këtyre aktiviteteve janë të rëndësishme për të përçuar zërin aty ku duhet, për mbrojtien e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë dhe lumit Vjosë .

Vjosa konsiderohet një ndër lumenjtë e egër në Europë. Jo vetëm artiste por edhe qytetarë, organizata të ndryshme, artiste botërorë kanë dhënë shpesh herë mesazhe sensibilizuese për ruajtien të paprekur të lumit Vjosë dhe shpalljen e tij park kombëtarë .

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›