E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjosa, destinacioni i adrenalinës verore, “rafting”-u tërheq gjithnjë e më shumë turistë

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë kthyer lumin Vjosa në një nga destinacionet më të frekuentuara për ata që kërkojnë freski dhe aventura. Rrjedha e saj e egër, peizazhet mahnitëse dhe natyra e paprekur po tërheqin çdo ditë  vizitorë vendas e të huaj. Për shumë turistë, Vjosa nuk është thjesht një vend për t’u çlodhur, por edhe një mundësi për të përjetuar emocione të forta përmes sporteve ujore. Mes tyre, rafting-u mbetet aktiviteti më i kërkuar, duke ofruar një kombinim unik të adrenalinës dhe bukurive natyrore.

Siç e thonë dhe vetë turistët, interesi për rafting-un në Vjosë po rritet nga viti në vit. Operatorët turistikë thonë se numri i vizitorëve është në rritje, ndërsa gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin këtë eksperiencë si pjesë të pushimeve të tyre.

Përtej adrenalinës, rafting-u në Vjosë është edhe një mënyrë për të promovuar bukuritë natyrore të një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë. Robert Tabaku, operator turizmi, thotë se presin që fluksi i vizitorëve të vijojë të rritet gjatë gjithë sezonit veror, duke e kthyer Vjosën në një pikë referimi për turizmin.

Gazetare: L. Koçiu

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›