E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjosa me videoklipin “Trance me up”

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 13:32

Vjosa Shehu, një këngëtare e re nga Kosova e cila vepron në Belgjikë, këto ditë ka realizuar këngën e saj “Trance me up”.

Për këtë këngë Vjosa ka bashkëpunuar me një producent të famshëm të Belgjikës, BC aka Lunaman, i cili thuhet se ka punuar edhe me yjet si Mariah Carey e Christina Aguilera.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova po ashtu ka marrë lajme se klipi i saj “Trance me up” do të fillojë të transferohet edhe në kanalin muzikor TMF në Belgjikë, që është një televizion që vepron në kuadër të MTV-së.

Vjosa ka disa oferta për të realizuar klipe dhe edhe një album, i cili pritet të vijë së shpejti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›