“Vjosa park kombëtar”, studiues vendas e të huaj mblidhen në Gjirokastër

Vjosa, parku më i ri kombëtar ishte në fokus të konferencës të organizuar nga universiteti “Eqrem Çabej”. Studiues dhe ekspertë vendas dhe të huaj përmes analizave sintezave e hulumtimeve sollën qasje sesi mund të mbrohet e menaxhohet ky park, por edhe zona të tjera të mbrojtura përreth.
Pjesëmarrësit vlerësuan këtë organizim të universitetit të Gjirokastrës. Sipas tyre është një nisje e mirë e rolit strategjik që ky institucion akademik duhet të ketë në menaxhimin e gjithë potencialeve të turizmit kulturor e veçanërisht të parkut kombëtar të Vjosës.
Synimi i universitetit “Eqrem Çabej” është që me potencialet e veta të shërbejë si një pol i rëndësishëm në këtë rajon. Konferenca e sotme do të pasohet edhe nga gjini të tjera të veprimit shkencor siç janë artikuj, projekte, diskutime shkencore me në qendër Parkun Kombëtar të Vjosës
Gazetare: N. Spahiu
/RTSH/