E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Droga kaloi nga kufiri"

Shkoder- Policia e Shkodres nuk ka pranuar qe droga e gjetur ne makinen e shqiptareve te kete kaluar ne menyre ilegale nga Hani i Hotit, megjithese nuk ka mohuar qe ajo te jete futur nga Shqiperia ne drejtim te Malit te Zi. Zedhenesja e policise malazeze deklaroi dy dite me pare nga Podgorica se sasia me 5 kg heroine qe trafikohej nga tre shqiptare kishte kaluar ne doganen e Hanit te Hotit dhe ishte kapur ne Tuz. Por policia e Shkodres, qe dje nuk doli ne deklarate zyrtare per kete ceshtje, mohoi qe kjo pike kufitare te ishte bere tranzit per mjetin "Mercedes Benz" te shqiptareve te arrestuar per trafik nderkombetar droge.

"Ata mund te kene perdorur ndonje rruge dytesore apo te fshehte qe e kane ditur me pare, por jo Hanin e Hotit. Nga kontrolli qe kryem nuk rezulton qe keta persona te kene hyre ne dogane sic deklaron policia malazeze", tha nje zyrtar i bluve te qytetit te Shkodres per gazeten. Sipas agjenteve, kjo eshte menyra ne te cilen kalon jo vetem droga, por edhe mallrat kontrabande. Gjithsesi pritet te mberrije informacioni zyrtar nga Podgorica se bashku me dosjen perkatese per te kryer hetime me konkrete dhe verifikuar te dhenat qe disponohen. Mengjesin e se henes, policia e vendit fqinj arrestoi dy shqiptare dhe nje kosovar, pasi ne gomen rezerve te makines me te cilen udhetonin u gjeten 5 kilogram heroine e futur ne dhjete pako.

Ne prangat e agjenteve ne Tuz kane perfunduar Erand Dulaj, Albert Gjonaj, nga Shqiperia dhe Prene Thaci nga Prizreni, me banim ne Osijek. Sipas zedheneses se drejtorise se policise malazeze, Tamara Popovic, "tre kontrabandistet nepermjet pikes kufitare te Hanit te Hotit kane tentuar te fusin ne Malin e Zi 5 kilogram heroine". Diten e djeshme ende nuk ishte konfirmuar fakti nese do te beheshin bisedime zyrtare mes paleve per kete rast.

Por prej dy ditesh deklaratat jane kontradiktore mes policive, pasi nga dogana e Hanit te Hotit ka ardhur pergjigjja qe ky mjet nuk ka kaluar ne kete pike kufitare. Pas hetimeve paraprake te policise, ceshtja mesohet se i ka kaluar Gjykates se Podgorices per veprime te metejshme dhe pritet dalja ne gjyq e tre te rinjve te moshes nga 25-35 vjec. Hetuesit e vendit fqinj nuk kane dhene shume informacione rreth operacionit, porse policia e Shkodres nuk ka mohuar kalimin nga kufiri shqiptar i narkotikut.

Rudina Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›