E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimiri i “shenjtë”

Nëna Fotina dikur ka kryesuar “Qendrën për Mjekësi Kozmo-Energjetike” ndërsa tani ajo i lutet Vladimir Putinit. Sekti i saj, në një fshat në lindje të Moskës, e nderon presidentin e dikurshëm dhe të ardhshëm të Rusisë si ringjallje të Shën Paulit. Ky grup përfaqëson një trend në rritje në Rusi, por origjina e tij është befasisht e rëndomtë. Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 11:34

Femra të drobitura i ngjitën një shpati në afërsi të Volgës, duke theksuar se po e ndjekin “Ligjin e dashurisë”.

Ligji i dërgon deri te një ndërtesë tri kateshe. Ato e quajnë “Faltorja e ringjalljes së Rusisë”.

Në hyrje, ato zhveshin këpucët e tyre të pluhurosura dhe i ndërrojnë me sandale, para se të fillojnë t’i luten shenjtorit të tyre mbrojtës: kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putinit dhe me gjasë sërish presidentit të ardhshëm të Rusisë.

Ato besojnë se ai është simbol i ringjalljes së Shën Paulit.

Ithtarët e këtij sekti të kishës ortodokse ruse jetojnë në fshatin Bolshaja Elnia, në afërsi të Nizhy Novgorodit, një metropol rreth 400 kilometra në lindje të Moskës.

Kryesuesja e sektit quhet Nëna Fortina, një 62 vjeçare, e cila e konsideron vetën si ringjallje të Jeean D’Arc.

“Deklaroj se Zoti më është shfaqur”, thotë ajo. Pikërisht ashtu siç ka persekutua Sauli të krishterët, para se të konvertohej dhe të bëhej Shën Pauli, ajo beson se edhe Putini dikur ka përndjekur besimtarët, si oficer i KGB-së sovjetike.

Sovjetët kanë hedhur në ajër kishat apo i kanë zëvendësuar ato me pishina, “por kur ai u bë president”, thotë ajo, “në të hyri shpirti i shenjtë”.

“Që nga ajo kohë, Putini e kryeson tufën e tij me mençuri, pikërisht ashtu siç ka bërë edhe Apostulli”.

Anembanë Rusisë, e jo vetëm në Bolshaja Elnia, simpatia popullore për Putinin ka filluar të shndërrohet në besim religjioz. Rabini kryesor në Rusi, Berel Lasar, deklaroi para disa muajve se rusët kanë arsye që të kërkojnë nga Zoti që t’iu bekojë”, duke ju referuar Putinit.

“Për çdo ditë dhe për çdo orë, ju bëni gjëra të mira për një numër të madh të njerëzve, keni shpëtuar me qindra mijëra botëra”.

Vladimir Surkov, zëvendëshefi me ndikim i administratës në Kremlin, e sheh në Putinin një njeri, “të cilin besimi dhe Zoti ja kanë dërguar Rusisë”.

Në qytetin e lindjes së Putinit, Shën Petersburg, në disa posterë ai dikur ishte shfaqur si engjëll, me njërën dorë të zgjatur, duke bekuar banorët e qytetit.

“Ai në trupin e tij e ka shpirtin e një Cari”, thotë Nëna Fotina. “Për çdo ditë ne jemi lutur që ai të kthehet në Kremlin”, shton ajo.

Lutjet e tyre me gjasë u dëgjuan. Në kuadër të një akti të vetë-sakrificës, presidenti aktual i Rusisë, Dimitri Medvedev, i rekomandoi partisë në pushtet se Putini është njeriu, i cili duhet ta zëvendësojë atë në këtë funksion, në vitin 2012.

“Lidhja e njerëzve me Putinin është më emocionale, se sa ajo me politikanët tjerë mesatar”, pat deklaruar dikur historiani rus, Roy Medvedev (i cili nuk ka lidhje farefisnore me presidentin aktual të Rusisë). “Ai konsiderohet si njëlloj udhëheqësi moral”.

Anketat dëshmojnë se 57 për qind të rusëve kanë vërejtur “shenja të kultit të Putinit” në vend, ndërsa 52 për qind theksojnë se ky është një trend pozitiv.

Për gati katër vjet, burokratët dhe qytetarët rusë dëgjuan fjalimet e Medvedevit, gjatë kohës sa ai bëri fushatë për reforma dhe tentoi të modernizojë vendin.

Megjithatë, privatisht, ata dukej se Putini do të mund të zgjidhte të gjitha problemet vetëm me paraqitjen e tij-edhe përkundër faktit se korrupsioni në qeverinë e tij ka lulëzuar për vite me radhë dhe se është forcuar varësia e vendit nga eksporti i burimeve natyrore.

Nëna Fotina beson se njerëzit edhe ashtu nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër. “Zoti e ka dërguar Putinin në Rusi, për të përgatitur ardhjen e Jezus Krishtit”, thotë ajo.

Në Volgograd, Putin ka formuar aleancë me Frontin Popullor, duke shpresuar se do të jetë në gjendje të shfrytëzojë njerëzit me ide të freskëta dhe interesante.

Ndërmarrjet shtetërore, si Posta e usisë dhe hekurudhat kanë deklaruar anëtarësimin e tyre në Frontin Popullor. Ashtu edhe Lëvizja Bujqësore e Rusisë.

Në Bolshaja Elina, Nëna otina hap duart e saj. E lindur si Svetlana Frolova, ajo ka qëndruar për 21 muaj në burg gjatë viteve të 90-ta, ngase ka tjetërsuar si shërbyese civile para nga shteti. Më pas, ajo hapi Qendrën për Mjekësi Kozmo-Energjetike, e më pas edhe “Faltoren e Ringjalljes së Rusisë”.

“Eva e re ka ardhur në tokë”, thotë ajo, duke ju referuar vetës. Ithtarët e saj besojnë se Fontina është në gjendje të shërojë vetëm me prekje. Ata besojnë se duke u lutur, ajo mund të sherojë edhe sëmundjet e rënda, siç është leukemia.

Për shërbime të tilla, ata nganjëherë i dorëzojnë zarfe, me moton “Për dashurinë”.
Kisha ortodokse ruse e akuzon atë për magji të zezë. Një nga arsyet është se ajo po i bën konkurrencë kishës lokale dhe po armiqëson donatorët e devotshëm të kishës.

“Para disa viteve, Kisha Ortodokse ndërseu shërbimin e fshehtë në gjurmët e saj”, thotë një oficer në pension, i cili jeton afër Nënë Fotinas. “Më pas, ajo filloi ta lavdërojë dhe ta cilësojë Putinin publikisht si njeri të shenjtë-për t’u mbrojtur nga hetimet”.

Si zakonisht në Rusinë e Putinit, i tërë rrëfimi ndërlidhet me para dhe pasuri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›