E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, Rama: Politika shqiptare duhet të ndryshojë

BURREL- Politika shqiptare duhet të ndryshojë, duke i dhënë fund kësaj qeverisjeje poshtëruese. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Burrelit kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë, 250 prej të cilëve janë anëtarësuar pranë kësaj force politike. Sipas Ramës duhet të ndryshojë përceptimi i politikës nga të rinjtë.

“Një politikë që ju ngjan juve gjithmonë e më pak dhe që ka ardhur në pikën, që nuk ju ngjan fare as juve, as prindërve tuaj, as ëndrrave dhe shpresave tuaja, as dëshirave dhe ambicieve të prindërve tuaj është një politikë që duhet të marrë fund dhe që do të fillojë të marrë fund kur ti jepet fund kapitullit të kësaj qeverisje poshtëruese për inteligjencën e shqiptarëve dhe për ëndrrat, shpresat, nevojat, shqetësimet dhe ambiciet e tyre legjitime. Vizionet tona nuk janë njësoj, rrugët tona nuk janë njësoj. Zgjedhaj është e qartë ose një ‘Rilindje Shqiptare’ ose një rrënim i mëtejshëm. Ose punësim real, ose 1 milionë të papunë”,- deklaroi kreu i PS-së.
(el.me/news24/BalkanWeB)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›