E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Tirana, model i bashkëjetesës fetare

TIRANË- Tirana është model i bashkëjetesës fetare u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një takimi të shtunën në Bashkinë e Tiranës me zonjën Hannah Rosenthal dhe zonjën Farah Pandith, të dërguarat e posaçme të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe Kongresit Amerikan.

Zyra e shtypit e Bashkise se Tiranes bëri të ditur sot se, zonja Rosenthal dhe zonja Pandith kanë vlerësuar klimën e shkëlqyer të tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri, një shembull në mbarë botën, siç e cilësuan ato. Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith i bënë të ditur zotit Basha se në një mesazh promocional që ato kanë bërë të titulluar "2011 haurs against hate" kanë cituar rastin e Shqipërisë si shembull për mbrojtjen që i bëri komunitetit hebre gjatë holokaustit.

Të shoqëruara nga zotit Basha, ato kanë vizituar edhe xhaminë e Tiranës, e cila është edhe një monument me vlera historike.

Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit të tyre, të mandatuar nga Kongresi Amerikan, për raportimin dhe informimin e autoriteteve amerikane dhe Kongresit përsa i përket antisemitizmit, por edhe mosdiskriminimit, tolerancës fetare e etnike në botë. Shqipëria është përzgjedhur, sipas tyre, për evidentimin e modelit pozitiv përsa sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare, si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›