Flamurtari i mohon fitoren verdhebluve
Elbasani-Flamurtari 2-2
Shenues: Bejzade 4’ (pen) Xhafaj 12’\ Cani 43’, Rustemi 67’
Elbasani-Flamurtari ka qene ndeshja me problematike e radhes. Nje ndeshje e cila ka perfunduar ne barazim 2-2, duke u bere keshtu takimi me me shume gola. Nje atmosfere a acaruar ne fushe mes lojtareve, tension ne pankina, respektim nga ana e gjyqtarit Sokol Jareci te vendimit te gjyqtareve per ta filluar me dhjete minuta vonese takimin. Kjo eshte ajo qe ka dhuruar dje kjo perballje. I pari qe ka shenuar ka qene kapiteni i verdhebluve, Skerdi Bejzade ne minuten e 4-te te takimit me anen e nje penalltie. 8 minuta me pas ka ardhur edhe goli i dyte nga Fjodor Xhafaj. Me pas skena provokative te kapitenit te verdhebluve, nxisin tension mes tij edhe pankines se Flamurtarit. Por, fale nderhyrjes se Jarecit, nuk rendohet me tej situata. Tri minuta nga perfundimi i pjeses se pare, Flamurtari gjen golin e shkodranit 21-vjecar Nevian Cani, duke shkurtuar diferencen ne 2-1. Ne 45 minutat e dyta, loja nis me nje karton te kuq te Bledion Guges, qe la nga minuta e 55-te me dhjete lojtare Flamurtarin. Megjithate, vlonjatet kane mundur te reagojne dhe ka qene 21-vjecari Arlindo Rustemi qe barazoi rezultatin ne 2-2 ne minuten e 67-te, duke vulosur edhe perfundimisht rezultatin. Barazimi u ka dhene nga nje pike te dyja skuadrave, duke i lene ne vendet ne te cilat ndodhen ne renditje.