E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlera e letrave me vlerë arrin në 18% nga 5% që ishte para 4 muajveNga TemaVlera e letrave me vlerë në treg është rritur brenda katër muajve në një vlerë të konsiderueshme, krahasuar me vlerën e mëparshme. Dje vlera e tyre arriti në 18% dhe prirja ës

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vlera e letrave me vlerë arrin në 18% nga 5% që ishte para 4 muajveNga Tema

Vlera e letrave me vlerë në treg është rritur brenda katër muajve në një vlerë të konsiderueshme, krahasuar me vlerën e mëparshme. Dje vlera e tyre arriti në 18% dhe prirja është që ato të vijnë e të vlerësohen edhe më. Në qershor të këtij viti, vlera e tyre ishte vetëm 5% dhe madje në disa raste edhe 4,5%, duke i bërë ato praktikisht të pavlefshme. Deklarata e kryeministrit, se qeveria do të lejojë që pagesat e legalizimit të banesave të bëhen me letra me vlerë, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së tyre. Gjithashtu, qeveria e ka kthyer në vendim këtë gjë, dhe pritet që kjo të marrë edhe miratimin e parlamentit shqiptar. Në njëfarë mënyre përdorimi i letrave me vlerë bën që pronarët e banesave që do të legalizohen, ta kenë shumë më të lehtë pagesën e detyrueshme për legalizim.

Letrat me vlerë janë shpërndarë nga qeveria shqiptare në vitet e para të pasrënies së regjimit komunist dhe iu shpërndanë kryesisht ish-të përndjekurve dhe të persekutuarve të atij regjimi, por ato e humbën menjëherë vlerën e tyre. Qëllimi ishte që këto letra të përdoreshin në privatizimet që do të kryheshin, por në fakt ish-të përndjekurit dhe ish-të persekutuarit asnjëherë nuk fituan ndonjë gjë të madhe nga këto letra, e sigurisht edhe nga privatizimet. Vlera e tyre u bë shpejt shumë e vogël, derisa ato thuajse nuk u përdorën më askund. Në vitin 2006 qeveria shqiptare vendosi t’i fusë ato sërish në treg duke thënë se këto letra do të përdoreshin në procesin e privatizimeve të tjera. Në fakt, edhe në ato raste, letrat me vlerë sërish nuk mundën të luajnë asnjë rol. Tashmë, kur ato do të përdoren te legalizimet, vlera e tyre është rritur dhe duket se fondet e investimeve, të cilat grumbulluan pjesën dërrmuese të këtyre letrave me vlerë, do të jenë përfituesit më të rëndësishme të shtrenjtimit të këtyre letrave. Banorët e shtëpive që do të legalizohen nuk do të mbesin pas, ndonëse shtrenjtimi i tyre mund ta bëjë më të shtrenjtë për ta pagesën. Procesi i legalizimeve është në vazhdim dhe për disa kanë filluar të bëhen edhe pagesat, ndonëse ai është një proces që ecën ngadalë dhe në disa raste mes paqartësish të mëdha. Saktësisht askush nuk e di se sa banesa janë legalizuar ose për sa prej tyre është bërë pagesa e legalizimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›