E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm tek opozita, mos po preken segmentet e inkriminuara në institucionet e sigurisë

Opozita është shprehur dje kundër reformës që kryeministri Sali Berisha ka paralajëmruar ditët e fundit në institucionet kryesore të Sigurisë Kombëtare e mbi të gjitha Shërbimin Informativ Shtetëror që vlerësohet se ka përgjegjësi të mëdha në mosinformimin e rrezikshmërisë së aktivitetit në fabrikën e çmontimit të predhave në Gërdec. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar këtë reformë si një “përpjekje të kryemininistrit për të shkarkuar të gjitha përgjegjësitë e tij të drejtpërdrejta kushtetuese, ligjore, administrative, politike e morale, në drejtim të institucioneve të sigurise kombëtare për çka ka ndodhur në Gërdec, duke e trajtuar këtë ngjarje të paprecedent si një dështim të këtyre mekanizmave shtetëror, të cilat ai i konsideron në mënyre abuzive, të papërgjegjshme dhe të pamoralshme, si tërësisht jashtë fushës së tij të përgjegjësive direkte apo indirekte, duke dashur të lajë duart si Ponc Pilati”. Sipas Sekretarit për Çështje të Brendshme në LSI, Sokol Dervishaj, tha se një debat i gjerë mbi vartësinë administrative dhe ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të SHISH, në të cilin u përfshinë edhe mjaft specialistë të kësaj fushe, është zhvilluar që në ditët e para të ardhjes në pushtet të së djathtës, kur kërkohej me këmbëngulje që kjo strukturë të inkuadrohej në strukturën e re të Ministrisë së Brendshme. “Në momentin, kur për shkak të presionit të madh nga opozita, media, por edhe partneret e rëndësishëm ndërkombëtare të Shqipërisë, të cilët kanë investuar mjaft në ringritjen pas shkatërrimit të ‘97 dhe përdorimit politik dhe antikushtetues që ai vetë i kishte bërë këtij shërbimi në kohën kur qeveriste si nje nder presidentet me antidemokratik te Ballkanit, Berisha kryeminister u terhoq nga kjo perpjekje, duke kaluar ne nje faze tjeter te goditjes ndaj tyre qe konsiston ne nje politike te qarte bllokuese dhe denigruese, duke nderprere ne menyre teresisht antikushtetuese komunikimin e detyrueshem ligjor me titullarin e SHISH, te cilin prej dy vjet e gjysem nuk e ka takuar asnje here te vetme, duke i kufizuar buxhetin deri ne mosushtrim me kompetence te detyrimeve ligjore, duke minimizuar me qellim rolin e ketij sherbimi ne parandalimin e akteve te tilla kriminale e ma pasoja te pallogaritshme per vendin. LSI vlereson dhe mbeshtet funksionimin kushtetues te SHISH dhe inkurajon kete te fundit te riaktivizoje me kapacitet te plote veprimtarine operative per t’i shkuar deri ne fund zbardhjes se te vertetave rreth kesaj ngjarje, te ngrihet ne lartesine e detyres sikurse ka vepruar mese nje here ne luften globale kunder terrorizmit, te koordinoje veprimet me organet hetimore te Prokurorise, si dhe me agjencite partnere, per zbardhjen e plote te ngjarjes brenda dhe jashte kufijve shtetëror” - deklaroi Dervishaj. Edhe nënkryetari i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Petro Koçi e ka kontestuar këtë reformë. Sipas Koçit kryeministri Berisha dhe shumica aktuale ka penguar prej kohësh reformimin e SHISH. Ky shërbim sipas tij ka propozuar prej kohësh të kryejë operacione edhe në kuader të krimit ekonomik, por ka qenë siaps tij kreu i qeverisë që e ka penguar këtë ndryshim ligjor. “Ky është nje aksion politik i mazhorancës për të ndërtuar një alibi që qyrkun e fajit do ta kalojë nga qeveria, në njëinstitucion tjetër shtetëror. E vërteta është që zoti Berisha ka përgjegjësi direkte lidhur me ngjarjen, ka përgjegjesi direkte ministria e Mbrojtjes, strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Nuk mendoj se është ngjarje apo rast që kërkon të bëhen reforma në një sherbim tjetër informativ si ai i shtetit. SHISH ka muaj që ka kerkuar ndryshime në kuadrin e vet ligjor, por është zoti Berisha, kjo mazhorancë, që kanë penguar reformimin ligjor të mënyrës se si funksionon ai shërbim sepse ai nuk e ka në fokus korrupsionin dhe krimin ekonomik” - deklaroi Koçi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›