Gjendja shendetesore e Putin

Kjo është fotografia që ka ndezur dhe zemërimin e Kremlinit zyrtar. Ka humbur durimin Dimitri Peskov, zëdhënësi i Vladimir Putin përballë pyetjeve gjithnjë e më këmbëngulëse për gjendjen reale të shëndetësisë të presidentit rus. Kjo shoqëruar dhe me reagimet e shpeshta të shtypit vendas për misterin që ka mbështjellë shenjat e dobësisë së kreut të Kremlinit. "U mërzita duke folur për këtë temë. Nuk kam më dëshirë ta bëj një gjë të tillë dhe pikë”, ka deklaruar për agjensinë ruese të lajmeve Novosti, Peskov. Reagimi ka ardhur pas publikimit të fotografisë në të cilën kryeministri turk Taip Erdoan ndihmon Putin për tu ulur gjatë takimit të tyre në Stamboll. Një fotografi që tregon qartë vështirësinë e Putin për tu përlulur dhe që i shtohet atyre të publikuara nga “Nju Jork Tajms”, që tregojnë Putin në samitin e Vladivistok në vështirësi për të qëndruar ulur. Në këto fotografi duket qartë se Putin ka veshur një korse.