E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlerësimi ekonomik, Moody: Ulje 6 vendeve në Evropë

Agjencia e rejtingut, Moodys e ka ulur shkallën e gjashtë vendeve evropiane, duke cituar rrezikun në rritje nga kriza evropiane e borxheve.

Me një shkallë është ulur rejtingu kreditor i Italisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Maltës, ndërsa me dy shkallë është ulur rejtingu i Spanjës.

Agjencia Moodys, po ashtu, ka tërhequr vërejtjen se mund ta ulë rejtingun 3A të Francës, të Britanisë së Madhe dhe Austrisë, për shkak të shqetësimeve për aftësinë evropiane për të ndërmarrë llojet e reformave të nevojshme për shqyrtimin e krizës dhe për sasinë e fondeve ekzistuese për luftimin e saj.

Kjo shpallje u bë një ditë pasi Parlamenti i Greqisë i ka miratuar shkurtimet e reja buxhetore, me shpresë se do te siguroje ndihmën e re financiare, në mënyrë që të evitohet falimentimi në muajin mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›