KLSH, marrëveshje me Zyrën e Auditorit Kosovë
TIRANË-Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka nënshkruar sot një marrëveshje me kreun e Zyrës së Auditorit të Kosovës. Në konferencën me këtë rast, Leskaj ka theksuar se marrëveshja ndërmjet dy institucioneve vjen dhe në rrjedhë marrëveshjesh që institucionet e larta të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në këto vite.
Kjo do të jetë marrëveshje pune, e ndjekur nga një plan veprimi vjetor, që do ti shërbejë ngritjes profesionale të stafit të dy institucioneve tona, krijimit të fizionomisë moderne që edhe KLSH e Shqipërisë dhe Zyra e Audutorit të Kosovës kanë si ambicie të tyre në kuadër të përditësimit të standardeve ndërkombëtare dhe mbi të gjithë në atë detyrë që respektivisht kushtetutat na obligon- tha ai.