E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vlerësimi i Dvoranit, Meta anashkalon DASH dhe ironizon Ramën

Presidenti Ilir Meta ka anashkaluar sot vlerësimin e DASH për ish-kreun e KED Adrian Dvorani, të cilin ky institucion e cilësoi si kampion i luftës ndaj korrupsionit, por ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama rreth këtij vlerësimi. “Nëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe sukseset,  kjo është një gjë që nuk më habit, përpjekja e tij për tu vetëlavdëruar si kampioni i antikorruspionit dhe Ramaformës. Kjo është kapja e shtetit, SHPK. Një ditë më 26 janar është bërë marrëveshja në Kamzë, ka vuajtur me vrap në kryeministri, në 27 është mbledhur konferenca e Kuvendit.
Nuk është ky nxitim për të nxjerrë tre borëpastruese që prapë kompanitë i kanë marrë me koncesion dhe i kanë me detyrim ti kenë tërë kohën në gadishmëri. Këto janë si fletëlavdërimi që merrte Partia e Punës kur të vdisnin për bukë. Kështu janë çmimet e Ramës” tha sot zoti Meta gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›