E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerësohet lartë bashkëpunimi Kosovë-Francë

Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, u vlerësua në një takim të zhvilluar të hënën në mes të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ambasadorit francez në Kosovë, Jean Francois Fitou.

“Në këtë takim, u bisedua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në veçanti në mundësin e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore në mes të dy vendeve, ku të dy bashkëbiseduesit shprehen vullnetin për këtë.

Po ashtu, u tha se shumë shpejt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë në mes të dy vendeve, do të konkretizohet me organizimin e një seminari, ku gjyqtarët dhe prokuroret francez do të bartin përvojat e tyre tek kolegët kosovarë.

Me këtë rast, ministri Kuçi ka falënderuar ambasadorin Fitou për mbështetjen që Republika e Francës, po e jep për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane dhe është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i përmbush detyrat që dalin gjatë rrugës së integrimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nge zyra e ministrit Kuçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›